U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

12:36 | 09/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve –

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina –

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.

Seanca e parë u zhvillua më 29 shtator 2025, por u shty për mosparaqitje të avokatit. Për të njëjtën arsye u shtynë edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zëvendësoi avokatët që e kishin përfaqësuar gjatë hetimit paraprak dhe seancës së masës së sigurimit personal. Ai pajtoi atëherë për t’u përfaqësuar avokatin Artan Gjermëni.

Seancat e 12 dhe 17 nëntorit u shtynë për t’u dhënë kohë avokatëve të përgatisnin kërkesat e tyre në seancën paraprake. Seanca e 2 dhjetorit u shty për t’i dhënë kohë avokatit të konsultohej me të pandehurin, ndërsa ajo e 12 dhjetorit për t’u dhënë kohë për përgatitjen e kërkesave në seancë paraprake. Në këtë seancë, Veliaj largoi si mbrojtës avokatin Gjermëni dhe gjykata caktoi kryesisht avokaten Valentina Teodoresku për mbrojtjen e tij.

Seanca paraprake dështoi të përmbyllej edhe në janar të këtij viti, kur seanca e 5 janarit u shty për mungesë të një avokati, ndërsa ajo e 19 janarit për t’i dhënë kohë konsultimit me të pandehurin.

Seanca e zhvilluar më 2 shkurt u shty për shpallje vendimi, që do t’u njoftohet palëve në proces sot.

Neni 332 i Kodit të Procedurës Penale, “Caktimi i seancës paraprake”, përcakton ndër të tjera se: “Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj”.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive.

Të Lidhura

Portet turistike, si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë –

Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve –

nga 27
13:11 | 15/04/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për mediat në lidhje me ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi...

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

nga 27
12:53 | 15/04/2026
0

Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në...

Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –

Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –

nga 27
12:41 | 15/04/2026
0

I prekur dhe pa mundësi për të gjetur një zgjidhje, një prej banorëve të prekur nga zjarri dje te pallati...

Të merren masa për mosspekullime me çmimet në Shqipëri –

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina –

nga 27
12:05 | 15/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 207...

Para
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

Përrrala më mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Portet turistike, si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë –

Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve –

13:11 | 15/04/2026
Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

12:53 | 15/04/2026
Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –

Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –

12:41 | 15/04/2026
Të merren masa për mosspekullime me çmimet në Shqipëri –

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina –

12:05 | 15/04/2026
Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin –

Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin –

12:01 | 15/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve –
  • Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –
  • Mu bë shkrumb shtëpia 150 mijë euro –
  • Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do blihen nafta dhe benzina –
  • Mbrojtja e Ballukut dhe mohimi i opozitës, hapa pas për integrimin –
  • Gjyqi ‘Partizani’/ Edi Rama do thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve –
  • Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com