Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

14:21 | 06/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Shembjet e përsëritura të rrugëve, tuneleve dhe veprave të tjera infrastrukturore, të ndërtuara me kosto shumë të larta nga fondet publike, kanë ngritur shqetësime serioze mbi cilësinë e investimeve dhe mënyrën se si menaxhohen paratë e taksapaguesve në Shqipëri.

Fenomene që shfaqen vetëm pak vite pas inaugurimit të veprave, të cilat në letër përfaqësojnë “investime strategjike”, kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm standardet teknike të ndërtimit, por edhe integritetin e gjithë ciklit të prokurimit publik, nga projektimi deri te mirëmbajtja.

Në këtë intervistë, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, ofron një analizë të detajuar mbi shkaqet strukturore të këtij realiteti shqetësues.

Ai shpjegon se si keqprojektimi, konfliktet e interesit, korrupsioni i institucionalizuar dhe kapja e shtetit nga interesa private dhe kriminale kanë shndërruar investimet publike në instrument pasurimi për pak aktorë, duke prodhuar dështime infrastrukturore, humbje të mëdha ekonomike dhe pasoja afatgjata për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.

Si shpjegohet që rrugë, tunele dhe vepra infrastrukturore të ndërtuara me miliona euro shemben ose dëmtohen brenda pak vitesh?

‘Shembja dhe dëmtimi i veprave të rëndësishme infrastrukturore në vendin tonë, mendoj se vjen për një numër arsyesh të lidhura me projektimin e këtyre veprave, supervizionin në procesin e ndërtimit, ndërtimin, kolaudimin dhe marrjen në dorëzim, si dhe mirëmbajtjen pas kësaj faze.

Përgjithësisht, projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik ku do të ndërtohen veprat, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps; mungojnë studimet gjeologjike, injorohen masterplanet zhvillimore të sektorit, etj. Edhe kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete projektuese bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nën-paguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobishmërinë e një vepre publike të caktuar. Në mjaft raste, kompanive projektuese u imponohen edhe partnerët lokalë, gjë që duket në përqendrimin shumë të madh të punimeve të kësaj natyre (projektimeve) në një numër shumë të vogël kompanish vendase që ofrojnë shërbime të kësaj natyre.

Nuk po flasim për studimet e fizibilitetit, të cilat përgjithësisht janë të dobëta dhe të hartuara kryesisht për të mbështetur palën private kliente të qeverisë, “fituese” në kontratën e pritshme (kujtoni rastin e studimit të fizibilitetit për inceneratorin e Tiranës, etj.).

Kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit, dmth nën ndikimin e kompanive që do të kryejnë punimet, deri edhe me lidhje familjare të këtyre të fundit (kujtoni Rrugën e Arbrit), dhe kështu raportimet për volumet dhe cilësinë e punimeve që pasqyrohen në situacionet e kompanive të ndërtimit janë të fryra (kujtoni inceneratorët), fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse. Ministritë përgjegjëse janë mbushur me njerëz mediokër, patronazhistë dhe njerëz që detyrohen të firmosin për llogari të pasurimit të paligjshëm të shefave të tyre dhe të bizneseve të lidhura me ta.

Punimet në veprat infrastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknikë të projektuar, sepse ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta (rritja e fitimeve është qëllimi i madh dhe i vetëm i tyre); në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar vendas dhe ndërkombëtar (kujtoni Tunelin e Llogarasë), ose në raste të tjera nga konsorciume kompanish të krijuara nën ndikime politike dhe korruptive (kujtoni Aeroportin e Vlorës). Në mjaft raste, përfshirja e kompanive të njohura të ndërtimit është vetëm formale, pasi në kundërshtim me ligjin dhe kushtet e pjesëmarrjes në tender, procesi i nënkontraktimit ndodh në disa shkallë dhe është formal, pasi thuajse gjithçka kryhet nga kompani vendase, por që thjesht angazhohen me punë, ndërsa fitimi shkon thuajse plotësisht te kompanitë “fituese” që zotërojnë lidhjet e duhura politike në vend. Rasti emblematik i kësaj të fundit është Tuneli i Vlorës, por kjo mund të vërehet edhe në tendera tejet periferikë, si p.sh. për të ndërtuar një segment ujësjellësi në Tiranë, etj.

Nuk po flas për modelin “5D” të Bashkisë së Tiranës për grabitjen “me ligj” të 100% të fondeve publike, një model që është i shtrirë në të gjithë vendin dhe janë të panumërta rastet kur janë regjistruar biznese për llogari të personave të ekspozuar politikisht, apo këta të fundit kanë hequr dorë vetëm formalisht nga pronësia, ndërsa studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë, duke cenuar kështu jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend. Ndoshta këtu duhet kërkuar edhe shkaku kryesor për përpjekjet e ethshme të KM Rama dhe të një numri aksesorësh mediatikë për të relativizuar ndërhyrjet politike në procesin e prokurimit, apo më keq për të amenduar kuadrin ligjor që njeh komunikimet elektronike si indicie për hetim penal të zyrtarëve të lartë…

Kolaudimi apo marrja në dorëzim kryhet kryesisht nën ndikime politike, formalisht, pasi veprat janë inauguruar thjesht për qëllime elektorale dhe duke mbajtur larg institucionet dikur përgjegjëse, si p.sh. Instituti i Ndërtimit apo bota universitare e vendit.

Mirëmbajtja është kryesisht në letër, dmth thjesht paguhen nga thesari kompani të lidhura me qeverinë apo me anëtarë të caktuar të Kuvendit, madje për periudha disavjeçare, ndërsa kur ndodhin fenomene të natyrës, dmth bie shi, borë, etj. (si fenomene të përjetshme), qeveria nxiton t’i quajë fatkeqësi natyrore (p.sh. përmbytjet në zonën e njohur si Këneta e Durrësit), të prekë buxhetin me fonde të reja, duke harruar kontratat e mirëmbajtjes, deri edhe për të hedhur kripë në rrugë në zonat ku rruga ngrin gjatë dimrit… Dmth “e kthen dhimbjen në forcë” për llogari të klientëve të saj, por me dhimbje mbi buxhetin e taksapaguesve të varfër shqiptarë…’

A është kjo provë e qartë e korrupsionit, e abuzimit me fondet publike dhe e një modeli investimesh ku fitimi privat ka pasur përparësi ndaj interesit publik?

Credits: shteg.org – Shembja e rrugës Korçë-Ersekë

‘Patjetër që është kështu, por nuk duhet parë thjesht si zhvendosje e prioriteteve. Kjo që po ndodh tek ne gjatë dekadës së fundit është një provë e pakontestueshme e kapjes së shtetit nga lobistët dhe oligarkët klientë të qeverisë, si dhe nga segmente të krimit të organizuar. Kategoritë e përmendura përdorin çdo mjet që të sigurojnë kontrata publike shumëvjeçare, dmth të sigurojnë “para të lehta”, përmes të cilave fuqizohen financiarisht jo vetëm bizneset në fjalë, por edhe politikanët e lartë që qëndrojnë pas tyre; ushtrohet ndikim mbi votuesit apo mbi masmedian, dmth merret peng e ardhmja e vendit dhe vendi bëhet edhe më i pajetueshëm.’

Sa para kanë humbur realisht qytetarët nga investimet e “Rilindjes” dhe kush mban përgjegjësi ekonomike për këto humbje?

‘Në mungesë të një metodologjie të saktë e shkencore mbi humbjet që janë shkaktuar dhe vazhdojnë të shkaktohen nga keqqeverisja e investimeve publike dhe ndërhyrjet për interesa korruptive në dëm të konkurrencës në tregje, mund të arsyetojmë nisur nga rishikimi në rritje i buxheteve fillestare të veprave publike, sidomos të dekadës së fundit, nga kohëzgjatja e përfundimit të tyre, si dhe nga numri i veprave që janë shembur apo dëmtuar gjatë kësaj periudhe. Mjafton një kërkim i thjeshtë në burimet e hapura të informacionit, duke përfshirë edhe raportet periodike dhe tematike të KLSH-së, për të kuptuar minimalisht dy gjetje kryesore:

Në të gjitha veprat kryesore publike që kushtojnë më shumë se 10 milionë euro, qeveria bën rishikime në rritje të buxhetit të shtetit, deri edhe në dyfishimin e këtij buxheti, me justifikime absurde rreth dobësive të projektimit (të paguara nga taksat e qytetarëve), të fazave të mëparshme të ndërtimit (përsëri të paguara nga taksat e qytetarëve), apo paguan për vepra infrastrukturore që nuk ekzistojnë fare (p.sh. inceneratori i Tiranës, apo impianti 100 milionë eurosh nga kredia japoneze i trajtimit të ujërave të zeza të Tiranës, i “asgjësuar” nga ish-kreu i Bashkisë), vepra penale ende të pahetuara, e dhjetëra të tjera si këto…

Në shumicën e veprave kryesore publike, edhe kur prokurimi kryhet me urgjencë për të penguar pjesëmarrjen e kompanive të huaja, thuajse plotësisht në kushtet e negocimit të drejtpërdrejtë, koha e përfundimit zgjatet të paktën me dyfishin e asaj të parashikuar në projekt, ose edhe me vite të tëra më vonë. P.sh. e tillë është Rruga Qafë Thanë – Qafë Plloçë, apo investimet emergjente për riparimin e pasojave të tërmetit të 2019-ës, që kanë hyrë në vitin e tetë dhe askush nuk di se çfarë është bërë me rreth 1 miliard euro të shpërndara nga Rilindja klientëve të saj pa garë dhe pa kontroll ligjor e teknik…

Në këto kushte, dhe pa dashur të jap një të dhënë specifike të dëmit që kanë pësuar taksapaguesit dhe shteti shqiptar nga keqqeverisja e investimeve publike gjatë dekadës së fundit në infrastrukturë, mund të konkludoj se të paktën gjysma e fondeve që zyrtarisht janë alokuar për këtë qëllim, apo që janë marrë borxh nga institucionet financiare ndërkombëtare, nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë, janë transferuar në llogari të fshehta offshore jashtë vendit dhe kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjvënëse të elitës politike të vendit.’/Shteg.org

Të Lidhura

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

nga 27
18:03 | 06/02/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti...

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

nga 27
17:03 | 06/02/2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në...

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

nga 27
16:21 | 06/02/2026
0

Një operacion i Policisë së Shtetit italian kundër 4 shqiptarëve të dyshuar për vjedhje anesash u shoqërua me përleshje fizike...

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

nga 27
15:25 | 06/02/2026
0

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Para
E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

18:03 | 06/02/2026
Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

17:03 | 06/02/2026
Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –

16:21 | 06/02/2026
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

15:25 | 06/02/2026
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

15:01 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –
  • Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –
  • Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët –
  • Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –
  • Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –
  • E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –
  • Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com