Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –

Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni… –

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të barabartë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve.

Në këtë kuadër, Karta e Studentit u konceptua si një instrument i rëndësishëm i shtetit social, me synimin për të lehtësuar barrën financiare që shoqëron ndjekjen e studimeve universitare.

Megjithatë, sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, realiteti i zbatimit të kësaj politike nxjerr në pah një hendek mes objektivave të deklaruara dhe përfitimeve reale për studentët.

Edhe pse e premtuar që në fillim të viteve ‘90, Karta e Studentit u jetësua vetëm pas protestave studentore të vitit 2018, duke u vendosur në funksion në vitin 2019, në kuadër të Paktit për Universitetin. Ky hap u shoqërua me pritshmëri të larta nga studentët, si një mjet që do sillte përfitime për ta në shumë sektorë. 7 vite më vonë, këto pritshmëri rezultojnë të pambushura.

Një politikë me shtrirje të kufizuar dhe përdorim minimal

Sipas raportit, të dhënat e vitit akademik 2025-2026 tregojnë se në universitetet e Tiranës vetëm 29.32% e studentëve janë pajisur me Kartën e Studentit. Pra, vetëm 1 në 3 studentë. Kjo shifër ngre pikëpyetje serioze mbi aksesueshmërinë dhe vlerën reale të kartës, veçanërisht duke patur parasysh se ajo supozohet të jetë një dokument unik dhe universal për çdo student.

Problematikat thellohen edhe më tej në nivel vendor. Bashkia Durrës paraqet një situatë alarmante, ku vetëm 6.24% e studentëve janë përfitues të kartës, ndërkohë që planifikimi për shpërndarjen e 10 mijë kartave bie ndesh me numrin real të studentëve të regjistruar. Në Bashkinë Shkodër, pavarësisht firmosjes së marrëveshjes që në vitin 2024, karta ende nuk është funksionale, ndërsa në Vlorë ajo mbetet në letër për shkak të mungesës së koordinimit institucional.

Refuzimi i disa bashkive për të vënë në dispozicion informacion publik përbën një tjetër tregues shqetësues për transparencën dhe llogaridhënien e kësaj politike.

Në letër, Karta e Studentit ofron 638 shërbime private në kategori të ndryshme. Në praktikë, struktura e këtyre shërbimeve nuk reflekton nevojat bazë të përditshmërisë studentore. Mbizotërojnë shërbime të karakterit konsumator si kafe, restorante apo agjenci udhëtimi dhe palestër. Ndërkohë që shërbime jetike si mensat universitare përfshijnë vetëm dy shërbime, një shifër simbolike dhe pothuajse e papërfillshme.

Edhe në kategori që në pamje të parë duken thelbësore, si shërbimet shëndetësore apo farmacitë, mungon informacioni mbi nivelin real të përfitimit. Uljet e ofruara nga operatorët privatë variojnë kryesisht nga 2% deri në 5%, duke e bërë ndikimin e kartës pothuajse të papërfillshëm në uljen e kostos reale të jetesës studentore.

Një tjetër problematikë e evidentuar është prania e kategorive të tilla si “Agjenci imobiliare” (6 shërbime) dhe “Agjenci punësimi” (15 shërbime), të cilat, ndonëse potencialisht të dobishme në terma afatgjatë, nuk adresojnë nevojat imediate të studentëve gjatë ciklit të studimeve.

Në praktikë, Karta e Studentit përdoret pothuajse ekskluzivisht për përfitimin e abonesë së transportit urban pa pagesë. Ky shërbim, ndonëse jetik për studentët, e redukton funksionalitetin e kartës në një përdorim të vetëm, duke e zhveshur atë nga roli i saj si instrument gjithëpërfshirës i politikave sociale. Në vend që të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme barrën ekonomike të studentëve, karta ka përfunduar si një mekanizëm simbolik, me ndikim të kufizuar dhe të fragmentarizuar.

Raporti rekomandon rishikimin e paketës bazë të shërbimeve, duke përfshirë në mënyrë prioritare mensat universitare, supermarketet, libraritë, kancelaritë, farmacitë dhe shërbimet bazë teknologjike. Këto përfaqësojnë shpenzimet më të shpeshta dhe më të domosdoshme për studentët dhe duhet të jenë shtylla kryesore e Kartës së Studentit.

Gjithashtu, është e domosdoshme rritja e nivelit real të uljeve në shërbimet private. Uljet minimale prej 15-30% për shërbimet bazë do ta bënin kartën realisht të vlefshme ekonomikisht dhe do të justifikonin interesin e studentëve për t’u pajisur me të.

Dhe njëkohësisht rekomandohet ngritja e një mekanizmi të rregullt monitorimi dhe raportimi, me indikatorë të matshëm mbi numrin e përfituesve, nivelin e përdorimit, kënaqësinë e studentëve dhe impaktin ekonomik të skemës. Vetëm përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna dhe evidencë, Karta e Studentit mund të shndërrohet nga një premtim i pambajtur, në një politikë me ndikim real në jetën e studentëve./ACQJ.al

Të Lidhura

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

nga 27
13:52 | 28/03/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë...

Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut –

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –

nga 27
13:40 | 28/03/2026
0

Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të...

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni… –

nga 27
13:36 | 28/03/2026
0

Sali Berisha iu bëri sërish thirrje qytetarëve për të reaguar kundër Belinda Ballukut e cila është vënë nën akuzë nga...

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –

nga 27
13:22 | 28/03/2026
0

Regjia e Partisë Socialiste është kujdesur të servirë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, se ku është pozicionuar Elisa...

Para
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –

13:52 | 28/03/2026
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut –

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –

13:40 | 28/03/2026
Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni… –

13:36 | 28/03/2026
Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –

Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –

13:22 | 28/03/2026
Patronazhimin do e shpallim krim shtëror, simotër e Sigurimit të Shtetit në diktaturë –

Patronazhimin do e shpallim krim shtëror, simotër e Sigurimit të Shtetit në diktaturë –

13:20 | 28/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –
  • A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –
  • Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni… –
  • Mbledhja me grupin e PS/ Rama poshtëron Spiropalin, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë –
  • Patronazhimin do e shpallim krim shtëror, simotër e Sigurimit të Shtetit në diktaturë –
  • Kur ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, E pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve –
  • A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com