Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ka qenë me dyer të mbyllura.
Mësonhet se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave, të cilët janë:
1. Bledjon Nallbati
2. Xhelal Mziu
3. Oerd bylykbashi
4. Ina Zhupa
5. Tritan Shehu
6. Arjan Ndoja
7. Bujar Leskaj
Këta deputetë kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat. Në këto kushte Berisha është shprehur se do të jetë Kryesia e PD-së që do të marrë vendimin final për këtë çështje.
Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, edhe pasi Balla u shpreh në datën 29 janar se nëse opozita nuk do të ishte e pranishme në mbledhje, do të hidhej për votim të martën në Parlament ndryshimi i formulës për përbërjen e këtij komisioni.
gijotina.com/










