Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi –

15:29 | 02/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme. Një ngërç i krijuar nga miratimi i çmimeve të reja, si dhe aplikimi i tyre në sistem pa njoftuar farmacitë, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik.

Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2026.

Çmimi i tyre në sistem është ulur dhe farmacitë nuk kanë dijeni për çmimet e reja, por përballen vetëm kur hapin sistemin dhe kërkojnë ekzekutimin e barit për t’ia dhënë pacientit. Ndërkohë që, sipas tyre, ky bar blihet nga depot farmaceutike me çmim disa herë më shumë se çmimi i ri.

Ulja e çmimit të barnave nuk është bërë në të gjithë zinxhirin, pra nga distributori te farmacia, çka i ka vënë në vështirësi farmacitë, të cilët po refuzojnë t’u japin barna me rimbursim pacientëve deri në zgjidhjen e këtij ngërçi.

Jashtë mikrofonit ata shprehen se Komisioni i Çmimit të Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë ka vepruar pa transparencë, pasi nuk është konsultuar për uljen e çmimeve dhe po kështu Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, i cili ka kontratë me farmacitë, ka nisur ekzekutimin e çmimeve të reja pa u publikuar lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2026.

Ndërkohë, për disa barna të tjera me rimbursim, çmimi është rritur disa fish, duke favorizuar disa kompani farmaceutike. Në faqen zyrtare të Fondit është vetëm ky njoftim, ku farmacitë që kanë kontratë për rimbursimin e barnave me Fondin paralajmërohen se së shpejti do të ketë ndryshim të çmimeve, ndërkohë që në sistem ka nisur të aplikohet.

Kjo situatë kaotike ka alarmuar Urdhrin e Farmacistëve dhe Unionin e Biznesit Farmaceutik, të cilët i janë drejtuar me një shkresë sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rrezikun e ndërprerjes së furnizimit me barna.

“Ju vëmë në dijeni se vazhdimi i shpërndarjes së barnave të prekura nga çmimet e reja të publikuara do të jetë i pamundur në mungesë të miratimit të shprehur dhe harmonizimit financiar nga ana e Mbajtësve të Autorizimit të Marketingut. Në mungesë të një zgjidhjeje institucionale dhe brenda një afati të arsyeshëm, ekziston rreziku real i ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me barna, veçanërisht për produktet jetike dhe ato të destinuara për pacientët kronikë dhe akutë, situatë e cila mund të ketë pasoja serioze për shëndetin publik dhe të krijojë kushte për një emergjencë në sistemin shëndetësor“, shkruhej në shkresë.

Më herët, Unioni i Biznesit Farmaceutik dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit në lidhje me shqetësimet dhe problemet që lindin nga miratimi i çmimeve të reja pa u dhënë koha e duhur për të hequr barnat për të cilat kanë detyrim ligjor të kenë sasi për 2 muaj, në mënyrë që të mos krijohet mungesë në treg.

Njëzëri ata e kanë paralajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë se miratimi i çmimeve pa u dhënë kohë mund të çojë në ndërprerje të furnizimit me barna dhe mungesa në treg.

Unioni i Biznesit Farmaceutik dhe Urdhri i Farmacistëve i kanë kërkuar më herët Fondit të shtyjë implementimin e çmimeve CIF për vitin 2026 në një afat prej 90 ditësh, për t’u dhënë mundësi të konsumohen barnat e blera me çmimin CIF të vitit 2025, për të shmangur dëmin financiar që shkaktohet në vlerën e disa milionave euro si për importuesit, ashtu edhe për farmacitë.

Madje ata kanë kërkuar të përfshihen në procesin e rishikimit të çmimeve si aktorë të rëndësishëm në furnizimin e tregut me barna, pasi Shqipëria si një treg i vogël nuk përbën interes për kompanitë e mëdha farmaceutike, por falë tyre janë mundësuar barna inovative në treg.

Në shkresën zyrtare, dy institucionet janë paralajmëruar se nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë e tyre, do t’i drejtohen Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të FSDKSH për indeksimin e çmimeve CIF në listën e barnave të rimbursueshme 2026./Tch

Të Lidhura

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

nga 27
18:09 | 02/02/2026
0

Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’ Safet Duka ishte shoferi i parë...

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

nga 27
17:33 | 02/02/2026
0

Situata në autostradën Durrës-Tiranë vijon të mbetet shqetësuese. Drejtuesit e automjeteve përballen me radhë të gjata kilometrike. Makina për të...

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

nga 27
17:09 | 02/02/2026
0

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore....

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

nga 27
17:01 | 02/02/2026
0

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. “Qëndrimi i shprehur i...

Para
Grepi më i shtrenjtë se peshku –

Grepi më i shtrenjtë se peshku -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

18:09 | 02/02/2026
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

17:33 | 02/02/2026
Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

17:09 | 02/02/2026
Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

17:01 | 02/02/2026
Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

16:53 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –
  • Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –
  • Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –
  • Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –
  • Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –
  • Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –
  • Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com