‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin –

08:11 | 02/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë u kthye në tokën e Ivanka Trump – vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh arkitektësh dhe biznesmenësh, u filmuan teksa lëviznin me një eskortë makinash të larta nëpër zonë.

Ivanka Trump vizitoi dy herë gjatë qëndrimit manastirin e vjetër të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku bëri foto dhe ndezi qirinj. Ajo u takua gjithashtu disa herë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u filmua edhe gjatë një darke.

Por stacioni kryesor ishte plazhi me rërë të bardhë i Porta Novës, ku grupi ngriti çadra dhe shpenzoi shumicën e kohës.

Megjithatë, banorët e fshatit të Zvërnecit i ndoqën ngjarjet nga televizori.

“Nuk u thirr njeri,” thotë me zemërim Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit Zvërnec. “Ata qëndruan dy-tre ditë atje, por nuk të linin të afroheshe”.

Komuniteti i vogël i Zvërnecit jeton prej vitesh nën tensionin e humbjes së pronave për shkak të një konflikti të gjatë gjyqësor me Artur Shehun – një biznesmen kontrovers i pasurive të patundshme në Vlorë, i cili jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Por planet e dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, e kanë sjellë këtë rrezik më afër.

Banorët e fshatit të Zvërnecit, të cilët pretendojnë se janë pronarë të tokës mbi të cilën po planifikohet të bëhet investimi, ankohen se po përjashtohen nga çdo informacion dhe vendimmarrje.

“Pse kjo heshtje këtu, nuk e di çfarë bëhet? Këtu lë shumë dyshim, lë shumë dyshim,” tha Konomi, duke ironizuar edhe mediat që në orë të tëra transmetimi televiziv, askush nuk i përmendi banorët e zonës që e kanë lidhur jetën me tokën.

I pyetur nga BIRN për projektin e Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec, kryeministri Edi Rama tha përmes një zëdhënësi se qeveria nuk ishte e përfshirë.

“Zona në fjalë është pronë private dhe qeveria s’është palë në asnjë marrëveshje,” tha kryeministri përmes zyrës së shtypit. “Projekti do të trajtohet si të gjithë projektet e tjerë që kalojnë në rrugën institucionale deri në pajisjen me leje,” shtoi ai.

Edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe tha se ministria e tij nuk ishte e përfshirë në planet e Kushner për të ndërtuar në Shqipëri. Të pyetur nga BIRN mbi konfliktin e pronësisë, përfaqësuesit e kompanisë së Kushner nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Projekti mbi tokën e kontestuar

Projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri përfshijnë një resort ultra-luksoz në ishullin e Sazanit dhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit.

Projekti i Sazanit u bë zyrtar në fund të vitit 2024, kur pak para se Donald Trump të inaugurohej për herë të dytë president i SHBA-së, qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha atij statusin e investitorit strategjik. Megjithatë, interesi kryesor duket se është devijuar drejt Zvërnecit, pavarësisht se projekti nuk ka kaluar ende nëpër hallkat burokratike të miratimit.

Sipas projektit të bërë publik, resorti parashikohet të shtrihet nga plazhi i Dajlanit drejt atij të Porta Novës, rreth një ligatine dhe një pylli të dendur në kufi me lagunën e mbrojtur të Nartës.

Pak ditë përpara vizitës së Ivanka Trump në Vlorë, banorët e Zvërnecit u alarmuan nga një njoftim i Kadastrës së Vlorës.

Sipas dokumenteve që BIRN i disponon, Artur Shehu kishte bërë një kërkesë të re në Kadastër për t’u pajisur me “dublikatë” certifikate pronësie për një pasuri pylli prej 51,944 m² – tokë e cila shtrihet sipas banorëve në gjurmët e projektit dhe që ndodhet në proces gjyqësor. Në kërkesë, Shehu pretendonte se dokumenti kishte humbur.

Sipas kryeplakut Konomi, kjo kërkesë nuk ishte thjesht një procedurë administrative, por sinjali i radhës se konflikti i vjetër me banorët e zonës po hynte në një fazë të re, për shkak të interesit për investimet luksoze në zonë.

Konomi dhe një tjetër banor iu drejtuan Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke kërkuar refuzimin e kërkesës së Shehut për shkak se prona ndodhej në një konflikt gjyqësor.

“Pasuria e pretenduar nga shtetasi Artur Shehu është pronë e banorëve të fshatit Zvërnec, të cilën e kanë përfituar atë nëpërmjet ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, ‘Për tokën’,” shkruajnë ata.

Çështja e tokave në Zvërnec, që përfshijnë kullota, ullishta, toka bujqësore dhe sipërfaqe djerrë buzë detit, është një konflikt që ilustron amullinë në të cilën ndodhet e drejta e pronës në Shqipëri prej vitesh.

Banorët e kanë përfituar atë në bazë të ligjit 7501 dhe disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, AMTP, por Konomi thotë se shumica u kujdes që ndarjet pas viteve ’90 të shkonin sipas kufijve të vjetër.

“Unë mora ullinjtë e babait tim,” thotë ai në oborrin e shtëpisë së tij në Zvërnec.

Në vitin 2012, banorët mësuan se e njëjta tokë u ishte njohur edhe trashëgimtarëve të familjes Shehu, me Artur Shehun si një nga përfituesit.

Të alarmuar, banorët e Zvërnecit u bënë bashkë dhe bënë padi në Gjykatë. Katërmbedhjetë vjet më vonë, ata janë ende në proces gjyqësor, pasi çështja është rikthyer disa herë për rigjykim.

Konflikti i stërzgjatur civil për pronësinë nuk është i vetmi.

Për tokat në Zvërnec ka një seri procesesh penale të nisura nga prokuroritë e Vlorës dhe Tiranës me të dyshuar ish-përfaqësuesin ligjor të Shehut, të cilat janë gjithashtu ende në shqyrtim nëpër gjykata. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, njëri prej dokumenteve të përdorura nga familja Shehu është provuar si i falsifikuar.

Për banorët, vizita e Trump dhe e arkitektëve në Zvërnec nuk do të ishte një lajm i zymtë nëse pronat do t’u njiheshin atyre.

“Le të vijnë të investojnë, do hapin punë për rininë,” thotë një burrë rreth të 60-ave, i cili këmbëngul gjithashtu që investimi të mos jetë zaptues.

Edhe Konomi shprehet i habitur se si banorët që jetojnë prej shekujsh në këtë zonë nuk llogariten.

“Diskutohet Zvërneci, Zvërneci, Zvërneci, Zvërneci dhe askush nuk e përmend që ka ca njerëz aty, që ka një konflikt prone që vijon prej vitit 2006,” tha ai.

Shqetësime mjedisore

Përtej konflikteve të pronësisë, projekti i Kushner në Zvërnec përballet me kundërshti dhe kritika nga aktivistët mjedisorë, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin që ai do të ketë mbi zonën e mbrojtur dhe lagunën e Nartës – një prej habitateve më të rëndësishme për jetën e shpendëve të egër në Europë.

Sipas Taulant Binos, drejtues i organizatës mjedisore AOS, projekti rrezikon të dëmtojë zonën më të brishtë të litoralit në Pishë Poro-Nartë si dhe Deltën e Vjosës.

“Zvërneci është një nga zonat më të ndjeshme bregdetare në vend. Gjeologji e brishtë, lagunë, dunë, shkëmbinj dhe plazhe të paprekura,” thuhet në një deklaratë të AOS.

Bino ngre dyshime se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura kishin për qëllim ngritjen e resorteve të tilla brenda tyre, të cilat me ligjin e mëparshëm e kishin të pamundur për t’u realizuar.

“Ky vendim tregon se pse u miratuan ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura. Që t’i hapej rrugë çfarëdo lloj investimi, në çfarëdo lloj territori të zonës së mbrojtur, dhe aq më tepër në zonat e peizazhit të mbrojtur, sikurse Pishë Poro-Nartë,” tha ai.

Për Binon, ky është një precedent që do të sjellë tjetërsimin e të gjithë bregdetit.

“Investimi në Zvërnec është vetëm një hap për të urbanizuar gjithë bregdetin shqiptar, sepse sikurse ndodh në Zvërnec, me të njëjtën teori do të ndodhë edhe në zona të tjera të mbrojtura të Shqipërisë, e në gjithë bregdetin shqiptar,” tha ai.

I pyetur nga BIRN për shqetësimet e ngritura nga organizatat mjedisore, kryeministri Rama tha përmes një zëdhënësi se i shihte ato si shprehje të lirisë.

“Kryeministri vlerëson çdo kundërshti si shprehje e lirisë së gjithkujt për të pasur opinionin e vet,” thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit./BIRN

 

Të Lidhura

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

nga 27
11:27 | 02/02/2026
0

Nga Borja Mendez, ABC Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën....

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

nga 27
11:05 | 02/02/2026
0

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës....

Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

nga 27
10:53 | 02/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre...

PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

nga 27
10:33 | 02/02/2026
0

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën...

Para
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) –

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

11:27 | 02/02/2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

11:05 | 02/02/2026
Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

10:53 | 02/02/2026
PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –

10:33 | 02/02/2026
Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu –

Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu –

10:13 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –
  • Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –
  • Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –
  • PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim –
  • Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu –
  • Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –
  • Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com