Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar përpara disa javëve teksa këtë të dielë mposhti Teutën në Durrës me rezultatin e ngushtë 1-0 duke regjistruar kështu fitoren e 5 radhazi në kampionat.
Ishte një fitore kjo që i jep mundësinë skuadrës së Edi Martinit që të përforcojë pozitat e saj në krye të klasifikimit duke parë edhe frenimet e Elbasanit dhe Egnatias, dy ndjekësve më të afërta të saj.
Momenti që vendosi ndeshjen në favor të Vllaznisë ishte ai i minutës së 9 kur Mala shënoi golin e avantazhit 1-0 për kuqeblutë që ditën ta ruanin atë deri në fundin e ndeshjes edhe pse mbetën me 10 futbollistë në fund pas ndëshkimit me karton të kuq të Celikovic, duke marrë edhe 3 pikët e saj.
Kështu pas 22 javëve, Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, 3 më shumë se Elbasani, ndërsa Teuta mbetet me 27 pikë në vendin e 6.
TEUTA-VLLAZNIA 0-1
Mala 9′
gijotina.com/








