Shkurti nis me mot të ashpër në Greqi, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për një sistem të fuqishëm që do të sjellë reshje të dendura shiu, stuhi të forta, erëra ciklonike dhe reshje dëbore në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve, përkeqësimi i motit do të nisë nga pasditja e së shtunës dhe do të kulmojë gjatë së dielës, duke prekur pothuajse të gjithë territorin grek.
Meteorologu Thodoris Kolidas thekson se sistemi i presionit të ulët nuk është i zakonshëm, por “i fortë dhe i organizuar”, me qendër në Detin Jon që nga mëngjesi i së dielës.
Sipas tij, nga pasditja e së shtunës reshjet do të nisin nga jugperëndimi dhe gradualisht do të përhapen drejt lindjes, ndërsa të dielën në mëngjes fronti kryesor do të kalojë mbi Pellgun e Atikës me intensitet të lartë.
Kolidas nuk përjashton mundësinë e lëshimit të një buletini emergjence nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik për fenomene të rrezikshme.
Meteorologia Nicoletta Ziakopoulou paralajmëron se bëhet fjalë për një presion të ulët “me strukturë të plotë ciklonike”, i cili do të ushqehet nga ujërat e ngrohta të Mesdheut, duke sjellë erëra shumë të forta, deri në 9–10 Beaufort, sidomos në zonat detare.
Ajo identifikon gjashtë rajone me rrezik të lartë, ku priten reshje intensive dhe stuhi:
Atika pritet të preket gjatë gjysmës së parë të së dielës. Meterologu thekson se rajoni është tashmë i rënduar, pasi ka marrë reshje të konsiderueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Sipas parashikimeve të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, moti do të nisë të përmirësohet nga pasditja e së hënës, ndërsa të martën dhe të mërkurën priten intervale me kthjellime, reshje të lehta lokale dhe rritje graduale e temperaturave drejt vlerave normale për stinën.










