Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, nën dyshimin se kontrabandonin veshje të markave të shtrenjta nga Kina dhe Turqia, të cilat më pas i shisnin në tregun e zi.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë:
Sofokli Bushi, 69 vjeç
Bilbil Llangozi, 72 vjeç
Ali Bushati, 57 vjeç
Ndërkohë, është nisur procedim penal për shtetasit me iniciale:
R. Ll., 45 vjeç
I. B., 39 vjeç
E. B., 23 vjeç
Z. M., 65 vjeç
Nga të dhënat paraprake, 7 shtetasit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shisnin pa i deklaruar në organet tatimore.
Ata janë kapur gjatë transportimit të mallrave me dy automjete, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe dy automjete.








