Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës –

17:16 | 30/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë ka filluar të premten pasdite, pasi transportuesit serbë i dhanë fund bllokadës disaditore, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i Kosovës.

Shoferët e kamionëve nga Serbia thanë në një deklaratë se po i heqin bllokadat pas pesë ditësh sepse Komisioni Evropian “ka njoftuar qartë për herë të parë se shoferët profesionistë janë një kategori e veçantë punëtorësh që kërkojnë një qëndrim më të gjatë në territorin e Bashkimit Evropian se 90 ditë”.

Tani për tani bllokadën janë duke e mbajtur vetëm transportuesit nga Bosnja.

Më herët, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut hoqën dorë prej këtyre masave të enjten, pasi Komisioni Evropian bëri të ditur se po punon në një strategji të re për viza që parasheh zgjidhjen e problemit të ditëve të kufizuara për punëtorët e vendeve të treta që duhet të hyjnë në Zonën Schengen.

Terminalet për mallra u bllokuan për katër ditë në 22 pika dalëse dhe 19 pika hyrëse vetëm në Serbi.

Transportuesit e mallrave kanë protestuar kundër atyre që i konsiderojnë procedura të ashpra për të hyrë në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e qëndrimit në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ata kërkojnë që periudha e qëndrimit të zgjatet nga tre në katër muaj brenda një periudhe gjashtëmujore.

Paralajmërimet fillestare ishin që bllokadat të zgjasnin për të paktën shtatë ditë, në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë në Serbi, Marko Çadezh, ka thënë në ditën e parë të bllokadave se dëmi direkt ditor që u shkaktohet ekonomive të Ballkanit Perëndimor shkon në rreth 100 milionë euro.

Strategjia e re e vizave, që është miratuar nga Komisioni Evropian më 29 janar parasheh që institucioni të punojë nga afër me vendet anëtare për të gjetur “zgjidhje pragmatike” dhe të miratojë zgjatje të qëndrimit për disa kategori të shtetasve që vijnë nga shtetet e treta.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka thënë të premten se mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportuese të rajonit, referencë për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një hap pozitiv drejt normalizimit të qarkullimit të mallrave dhe funksionimit të zinxhirëve të furnizimit për bizneset kosovare, pasi këto bllokada shkaktuan vonesa të konsiderueshme në import dhe eksport, rritje të kostove operative për kompanitë dhe pasiguri për sektorë të tërë ekonomikë në vend”, ka thënë mes tjerash Dhoma e Tregtisë e Kosovës përmes një komunikate për media.

Kosova nuk ka marrë pjesë në protestë, mirëpo i ka vërejtur pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende.

Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë kanë thënë se ditëve të fundit janë përballur me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare./REL

Të Lidhura

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

nga 27
12:38 | 21/05/2026
0

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj në dëshminë e tij në gjyqin për sekuestrimin e pasurive ka folur edhe për...

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

nga 27
12:22 | 21/05/2026
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të shtyjë për një datë tjetër shqyrtimin e vendimit për gjobat dhe vërejtjet...

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –

nga 27
12:02 | 21/05/2026
0

Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim...

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –

nga 27
11:56 | 21/05/2026
0

Qytetarë të shumtë shprehen të  revoltuar për faturat e larta të ujit që po u shkojnë në banesa muajt e...

Para
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO) –

"Më lini të dal!"/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat... (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

12:38 | 21/05/2026
PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

12:22 | 21/05/2026
I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –

12:02 | 21/05/2026
Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –

11:56 | 21/05/2026
Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur –

Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur –

11:50 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –
  • PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –
  • I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha –
  • Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg –
  • Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur –
  • Vokshi: Gogu të kërkojë falje, se gënjeu me pafytyrësi për çështjen IBAR! Ministri: keni smirë politike! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –
  • PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com