Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënohet rekord negativ! Rritet numri i divorceve, një në tre çifte po ndahen –

09:01 | 28/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave. /Monitor

Të Lidhura

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

nga 27
21:34 | 21/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=4ieer0daXyk “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit; Eliminim i ofertës me vlerë më të ulët”, -kjo është marka...

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

nga 27
21:08 | 21/05/2026
0

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i dënuar më herët...

IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

nga 27
21:00 | 21/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se raporti i IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe...

Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –

Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –

nga 27
20:16 | 21/05/2026
0

Zbardhet dokumenti përfundimtar i vendeve anëtare të BE për ecurinë e Shqipërisë, i dakordësuar mbi një draft që KE ua...

Para
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Mbrëmje 'zjarri' në Champions League, sot vendoset fati i shumë skuadrave të mëdha -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

21:34 | 21/05/2026
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

21:08 | 21/05/2026
IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

21:00 | 21/05/2026
Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –

Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –

20:16 | 21/05/2026
Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –

19:16 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –
  • Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –
  • IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –
  • Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’ –
  • Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli –
  • Izraeli liron aktivistët, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –
  • Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com