Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.
Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.












