Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll –

10:16 | 27/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të degës së Postës Shqiptare në Bilisht, pasi akuzohen se zhvatën 22 milionë lekë nga fondet e pensioneve dhe ndihmave ekonomike. Bëhet fjalë për shtetaset P.Sh, përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç, arkëtare në Degën Postare Bilisht.

Organi i akuzës bën me dije se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e degës. Hetimet u nxitën nga një kontroll i brendshëm administrativ, i cili evidentoi mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes së arkës, dokumentacionit kontabël dhe të dhënave në sistemin elektronik.

Sipas verifikimeve paraprake, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash. Sipas Prokurorisë, janë konstatuar firma mandatesh jashtë zyrës postare, mandate pa shuma të shënuara, mospërputhje në shumat e dorëzuara dhe shkelje me librin e arkës.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.

Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.

Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.

Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.

Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.

Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.

Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të Lidhura

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

nga 27
13:40 | 27/01/2026
0

  Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi nga kuvendi akuzat se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë protestës kombëtare...

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

nga 27
13:18 | 27/01/2026
0

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e...

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

nga 27
13:12 | 27/01/2026
0

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e...

U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –

U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –

nga 27
12:56 | 27/01/2026
0

Sturm Graz – Brann e planifikuar për ditën e enjte në orën 21:00 do të gjykohet nga arbitrat e Superiores....

Para
Nuk përmbush standardet e BE-së! –

Nuk përmbush standardet e BE-së! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –

13:40 | 27/01/2026
Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

13:18 | 27/01/2026
Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –

13:12 | 27/01/2026
U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –

U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –

12:56 | 27/01/2026
Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion –

Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion –

12:36 | 27/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –
  • Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –
  • Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës! –
  • U akuzua nga Dinamo për gjykimin ndaj Elbasanit, UEFA merr vendimin për Juxhin Xhajën dhe ndihmësit e tij –
  • Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion –
  • Shërbeu me dinjitet dhe humanizëm! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia nuk përdori dhunë, i mituri na sulmoi! –
  • Narkoshteti i Ramaduros po rrezikon sigurinë e Europës, ngrini zërin ndaj këtij rreziku! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com