‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës –

09:26 | 27/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Dhjetëra tregtarë kanë braktisur ditën e sotme punën për të protestuar kundër largimit nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre prej tre dekadash. Me një të ardhme të pasigurt, ata janë mbledhur para bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje nga autoritetet vendore.

“Po na heqin pas 30 vitesh këtu. Ku të shkojmë? Jemi hallexhinj, me qira, me fëmijë, pa punë,” shprehet një prej protestuesve, duke përmbledhur dramën ekonomike dhe sociale me të cilën përballen shumë familje.

Protestuesit deklarojnë se kanë ndërprerë punën dhe janë në pritje të një takimi me kryetaren e bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, për të marrë një shpjegim zyrtar për fatin e tyre.

Pavarësisht një takimi të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, situata mbetet e paqartë dhe tensioni është në rritje. Skeptikë për një zgjidhje të shpejtë, tregtarët shprehen se ndihen të braktisur. “Çfarë zgjidhje do të japin këta?” pyet një tjetër protestues, ndërsa shton se ka mundësi për alternativa, por mungon vullneti.

Situata ka dalë jashtë kontrollit mesditën e sotme në Vlorë, ku tregtarët protestues janë futur me forcë brenda ambienteve të Bashkisë, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin në rrugë dhe po i lënë pa punë.

Të revoltuar dhe të dëshpëruar, tregtarët hynë brenda bashkisë, duke kërkuar takim urgjent dhe zgjidhje konkrete për fatin e tyre.

Sipas tyre, edhe takimi i zhvilluar një ditë më parë me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini, nuk solli asnjë zgjidhje konkrete, duke i detyruar kështu të reagojnë me protesta dhe veprime më të forta.

Tregtarët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen dhe se aksionet e tyre do të vijojnë nëse institucionet vendore nuk reflektojnë dhe nuk ofrojnë zgjidhje të menjëhershme.

Një prej tregtareve u shpreh se jetesën e ka siguruar me punë të ndershme.

“Unë kam djalë për të ushqyer. As s’kam vrarë, as s’kam prerë, as me drogë s’i kam marrë. Vetëm me djersën e ballit.

Kam atë biznes që kam atje dhe po aty duam të qëndrojmë. Aty dhe nuk lëviz. Hajde bre! Merr armët dhe më vrit

Kemi 30 vjet. Po. Po nuk duam të lëvizim fare nga puna. Aty paguajmë taksat, të gjitha. Edhe po të bëhet tregu, ne që shesim në rrugë na tha, ‘nuk ju garantoj dot’.

Sot e kemi lënë punën të gjithë. Imagjinoje, gjithë këta tregtarë e kanë lënë punën, kanë lënë bukën e gojës”.

Tregu Industrial në Vlorë pritet të mbyllet, pasi bashkia u ka dhënë tregtarëve afat tre ditë për t’u larguar nga ambientet aktuale.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, ndërsa kanë akuzuar autoritetet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

 

Të Lidhura

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

nga 27
15:29 | 09/06/2026
0

Dhuna nga kolonët izraelitë kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor vazhdon të përshkallëzohet, tregon një raport i publikuar të martën...

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

nga 27
15:05 | 09/06/2026
0

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Egnatias, Nevil Dede, si trajnerin më të mirë të muajit maj në...

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

nga 27
14:01 | 09/06/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar...

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

nga 27
13:51 | 09/06/2026
0

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë...

Para
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri) –

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –

15:29 | 09/06/2026
Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

15:05 | 09/06/2026
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

14:01 | 09/06/2026
Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

13:51 | 09/06/2026
Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –

Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –

13:41 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –
  • Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –
  • Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –
  • Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!
  • Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –
  • Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje –
  • Fitoi titullin kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Superiore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com