Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e personave të përfshirë.
Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ishte në shërbim dhe vinte nga Peshkopia. Si pasojë e përplasjes, një person që ndodhej në mjetin e urgjencës është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore dhe pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e personave të lënduar nga aksidenti, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.










