Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën “Janaq Kilica”, në Elbasan.
Një 26-vjeçar, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në mjet, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është arrestuar nga Policia.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.









