Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos –

22:50 | 23/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos dhe kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke arrestuar tetë persona, nga të cilët pesë janë dërguar në burg.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, pasi droga ishte fshehur në një kontenier të ardhur nga Kolumbia.

Lajmi u bë publik këtë të premte gjatë një konference për shtyp, ku u bë e ditur se operacioni mbante emrin “Monterrey”.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shfrytëzimin e linjave të reja detare direkte mes Amerikës Latine dhe portit të Vigos nga organizata kriminale ndërkombëtare.

Gjatë hetimeve u zbulua ekzistenca e një klani shqiptar, i cili përdorte metodën e njohur si “rip off” ose “grepi i verbër”. Kjo metodë konsiston në futjen e drogës në kontenierë me mallra të ligjshme ose bosh, në anije tregtare, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit.

Më 12 janar, policia ndërhyri duke arrestuar pesë anëtarë të rrjetit, të cilët kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë në dorëzim lëndën narkotike. Dy prej tyre u gjetën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa ndodheshin në një restorant të qytetit.

Hetimet përfunduan të martën me arrestimin e tre personave të tjerë në operacione të zhvilluara në A Coruña, Lugo, Madrid dhe në rajonin Salnés të Pontevedrës.

Sipas autoriteteve, kreu i kësaj organizate ishte një bashkëpunëtor i afërt i një trafikanti të njohur të ndjerë, i quajtur ndryshe “narkotrafikanti i Wikipedia-s”, dhe kishte mbështetjen e një rrjeti kriminal galician për t’u vendosur në këtë rajon. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar nga drejtësia për vuajtje dënimi për trafik droge.

Në total, policia sekuestroi 200 kilogramë kokainë të ndarë në katër pako, si dhe 20 mijë euro cash. Të tetë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg me vendim gjykate.

gijotina.com/

Të Lidhura

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

nga 27
15:24 | 02/04/2026
0

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

nga 27
15:04 | 02/04/2026
0

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

nga 27
14:56 | 02/04/2026
0

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

nga 27
14:40 | 02/04/2026
0

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant...

Para
Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços –

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

15:24 | 02/04/2026
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

15:04 | 02/04/2026
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

14:56 | 02/04/2026
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:40 | 02/04/2026
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –

14:26 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –
  • Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –
  • Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –
  • Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
  • Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –
  • Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –
  • Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com