Emiljano Nikoll, alias Emiljano Lleshaj dhe Aurel Luli janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi akuzohen për grabitje.
Sipas policisë në datat 21 dhe 22 janar të këtij viti, këta shtetas, nën kërcënimin e një arme lodër dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore dhe një sasi nafte në dy karburante në Kukës e Lezhës.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme









