Deputeti demokrat Edi Paloka ka shpjeguar qëndrimin e tij një ditë më parë në parlament ku ishte i vetmi deputet që nuk votoi projektligjin e sjellë më urgjencë nga Rama pa patur akoma një marrëveshje për Bordin e Paqes, për të miratuar në Kuvend.
Paloka shpjegoi se opozita nuk kishte asnjë hall dje. Hall të madh kishte Edi Rama pasi nuk dinte nga t’ia mbante pasi në një cep atje e priste Soros. Opozita ka qene gjithmonë me presidentit Trump. Tha ai.
PD-së ju ngrit një kurth. Dmth, Rama me të vetët, kjo ishte pak a shumë fjala ime dje në parlament. Rama, “Gjeniu” i të keqes siç e mendon ai vetë, mendoi që vërtetë dje e futi Partinë Demokratike në një kurth ku ata do të detyroheshin të votonin këtë marrëveshje me emrin e tij. Kishte dy qëllime futja e emrit të Ramës. Edhe rehabilitimin e tij gjoja ndërkombëtar, por unë mendoj që qëllimi kryesor ka qenë që ne të mos e votonim, që opozita të mos e votonte dhe ky ta merrte atë kartë e ta tundte pastaj, të bëhej nga delja e zezë që është, të nxirrte opozitën si dele të zezë. Prandaj unë vërtete nuk votova. E deklarova aty që nuk do të votoj kurrë për asnjë arsye një dokument ose edhe një copë letër që mban sipër emrin e mender Ramës. Por opozita nuk mund të mos votonte një marrëveshje që ofrohej për ngritjen e bordit nga Presidenti Trump. Dhe unë këtë thashë. Nuk jemi ne në hall. Se ne me Presidentin Trump kemi qenë gjatë gjithë kohës.
Me SHBA kemi qenë atëherë kur ky i hidhte flamurin me përbuzje. Simbolin me të rëndësishëm që kanë amerikanët, ky e ka hedhur me përbuzje para mediave në mënyrë demonstrative. Kur ky i thoshte Presidentit Trump që je turpi i njerëzimit ne ishim me Presidentit Trump , e mos ti marr me radhë të gjithë deri tek rasti i fundit kur ky i bënte presin Amerikës me Kinën etj.
Pra ne nuk ishim në hall dje, se çfarë do të bënim. Në hall është ai se nuk do nga të shkojë. Se këtij e pret tek cepi Aleks Soros. Atje është Presidenti Trump që dihet se sa, ja ka treguar administrate se sa e preferon. Tani janë bërë tre pole se doli edhe Macroni këtij nga krahu tjetër. Kështu që Rama është në hall nga të shkojë. Ne, opozita shqiptare e kemi gjet gjithmonë të qartë për pozicionin tonë. Hilja ishte kjo që thashë. Futja e emrit të Ramës, asgjë nuk ishte procedurale aty. Sepse ka vite tashmë që ndodh. As futja me shpejtësi e marrëveshjes që nuk ekziston se marrëveshja nuk ekziston. Marrëveshja u nënshkrua dje.
Pra një marrëveshje duhet të nënshkruhet e pastaj të ratifikohet në parlament. Pra e gjithë kjo hilja e vogël prej diaboliku, qelbësire të vogël të lagjes ishte kjo futja me shpejtësi për ta miratuar, jo futja e emrit të tij brenda…”, u shpreh Paloka.








