Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 22 janar, në rrugën provinciale SP 589, mes Saluzzo dhe Barge, pranë Abacisë së Staffarda, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar.
Viktima është Klaudio Gjoka, emigrant shqiptar me banim në Saluzzo, Itali, raporton noa.al.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë një përplasje frontale mes një automjeti të tonazhit të rëndë (autoartikulati) dhe një makine Audi, në të cilën ndodhej i riu, me origjinë shqiptare.
Viktima, Klaudio Gjoka banues në Saluzzo, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra.
I riu ishte drejtuesi i automjetit dhe, sipas rindërtimeve të para, përplasja ka qenë shumë e fortë, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Saluzzo-s, të cilët kanë nxjerrë trupin e pajetë nga mjetet e shkatërruara, karabinierët si dhe shërbimi mjekësor 118.
Segmenti i rrugës është mbyllur për disa orë, për të lejuar operacionet e shpëtimit, hetimet dhe sigurimin e zonës.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit që shihni në foto.
gijotina.com/










