Një 80 vjeçar mori plagë të rënda nga zjarri që ra në strehën e tij në Shkodër.
Zjarri përfshiu një barakë të vjetër ku ai jetonte, në kushte tejet të mjerueshme. Mësohet se Sefer Balina ka pësuar djegie të konsiderueshme në trup.
Sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, i dëmtuari u dërgua me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda që ka dhe djegies të një shkalle të tretë.
Ndërkohë janë ende të paqarta arsyet e këtij zjarri që përfshiu barakën ku ai jetonte. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë evidentuar flakët dhe menjëherë kanë lajmëruar zjarrfikëset, që lokalizuan dhe shuan vatrën.
Fqinjët telefonuan edhe shërbimin kombëtar të urgjencës dhe një ambulancë bëri transportimin drejt spitalit të Shkodrës fillimisht, e më tej drejt kryeqytetit.







