Kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, për përdorimin e ishullit të Sazanit si mjet për të fituar influencë politike, veçanërisht në lidhje me marrëveshjet e lidhura me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Berisha tha se Sazani ishte një projekt i ofruar edhe gjatë kohës së qeverisjes së tij, duke përmendur një marrëveshje të mundshme me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Sipas tij, Rama ka dështuar të firmosë marrëveshjen përpara zgjedhjeve të Trump, duke përdorur kështu Sazanin për të përfituar vetëm nga imazhi dhe influenca politike.
Deklarat e plotë e Berishës:
Po falja e Sazanit dhe Zvërnecit a është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të korruptuar familjen Trump dhe pse nuk e denoncon opozita këtë?
Berisha:Jo, janë të ndryshme .
Për sa i përket Zvërnecit është një çështje private. Unë nuk di të jetë dhënë tokë publike aty, por do ta shohim.
Për sa i përket Sazanit, e kam deklaruar,deklarata ime është kjo: ne mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike.
I sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk merrte përsipër të përpiqej të bënte gazi i dheut presidentin e SHBA në një samit që u bë kryelajm i atij samiti.
Ndaj dhe këtu duhet t’i ndajmë gjërat.
Zvërneci është investim publik. Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, mund të them disa gjëra të tjera, të palidhura me këtë.
Si rregull a nuk duhet opozita t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama se mbi ç’baza po e negocion këtë marrëveshje? Pak a shumë siç keni bërë me Portin e Durrësit. Pse për Sazanin keni një lloj menefregizmi?
Berisha: A doni të jemi i sinqertë? Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Unë nuk mund të mos jem ai që jam.
E kemi ofruar, sepse në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ka qenë një ishull aspak i lakmuar.
E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berluskoni.
E pranoi dhe bëri projektin. Bëri një projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare.
Aty janë dokumentet.
Pse e ofruam? Sepse nuk është i lehtë për t’u zhvilluar.
Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë dy miliardë euro të fondit sovran arab.
Në qoftë se bëhet, unë nuk kam asnjë kundërshtim.
Por çfarë marrin shqiptarët sepse po falim diçka për llogari politike dhe akses tek presidenti Trump?
Berisha: Sazanin e ka ofruar Fatos Nano. E ka ofruar Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga i ndjeri Silvio Berluskoni.
Sazanin e ofroi ky. Dhe ky gjeti Xhared Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh.
Por çfarë bëri ky? Në qoftë se marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së presidentit Trump, ky mashtroi. Ky nuk e firmosi para zgjedhjes së presidentit dhe ky u përpoq gjer në fund ta përdorë atë për të paktën edhe një fotografi me Lindën.
A e dëgjuat atë që tha mbrëmë se i rrodhi ajo? Të paktën një fotografi me Lindën të kemi. Ajo nuk ndodhi.
A fiton kapital politik Edi Rama nga kjo marrëveshje?
Nuk ka gjë në botë që t’i japë më kapital Edi Ramës. Në qoftë se ka një figurë të nxirë. A e di kur ishte mirë Edi Rama? Kur ishte Maduro në pushtet. Se thoshin është Ramduro, por është edhe Maduro. Maduro iku, tani ky ka mbetur i vetëm










