Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Bëhet me dije se vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.
Ndërkohë, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner mbërritën së bashku paraditen e kësaj të mërkure.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, i shoqëruar kanë vizituar disa zona të qytetit bregdetar, mes tyre Zvërnecin dhe zonën e Portonovës në Vlorë. Siç shikohet edhe nga videoja, ata kanë zgjedhur të shkrepin edhe foto në këto zona.
Çifti, Trump-Kushner, mbërritën në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa mësohet se kanë mbajtur takime private me arkitektë të njohur. Vizita e tyre konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme.

gijotina.com/










