210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime –

10:03 | 20/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –

Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –

Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet më të mëdha që nuk është realizuar gjatë vitit 2024 ka të bëjë me rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Durrës–Terminali i Pasagjerëve Tiranë. \Edhe pse ky projekt është shpallur prej vitesh si një nga investimet strategjike të transportit hekurudhor në vend, pjesë të rëndësishme të tij nuk kanë nisur përgjatë vitit 2024.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës është sot institucioni me peshën më të madhe të investimeve publike në Shqipëri, me buxhetin më të madh të akorduar gjatë mandatit të katërt qeverisës, por rezulton njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të projekteve të parealizuara për vitin 2024.

Referuar raportit të monitorimit që ka publikuar Qendresa Qytetare, të dhënat zyrtare nga Programi Buxhetor Afatmesëm 2024–2026 tregojnë se plot 210 projekt-investime, të parashikuara dhe të buxhetuara për vitin 2024, nuk kanë nisur asnjëherë përgjatë këtij viti.

Vlera totale e këtyre projekteve të parealizuara arrin në 11,956,313,051 lekë, një shifër që ngre shqetësim serioz mbi planifikimin, kapacitetin e zbatimit dhe përgjegjësinë institucionale.

Mosrealizimi prek gjithashtu ndërtimin e segmenteve të ndryshme rrugore dhe projekte të tjera infrastrukturore, duke krijuar një zinxhir vonesash që shtyjnë për vite me radhë përfitimet e premtuara për qytetarët dhe ekonominë.

Dështimi më i madh dhe më problematik lidhet me sektorin e ujësjellësve.

Nga 210 projekt-investime të parashikuara për vitin 2024, por të parealizuara, 112 projekte rezultojnë të jenë për ndërtimin, mirëmbajtjen apo supervizionin e ujësjellësve në zona të ndryshme të vendit. Vlera totale e buxhetuar për këto projekte vetëm për vitin 2024 ishte 3,318,154,485 lekë, fonde që nuk u përkthyen në asnjë investim konkret.

Një nga rastet më domethënëse është ai i Vlorës, qytet që gjatë vitit 2024 u përball edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa ditë radhazi. Për këtë qytet ishin parashikuar tre projekte për ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësit: ndërtimi dhe supervizionimi i ujësjellësit transballkanik, si dhe studim-projektimi për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës. Asnjë prej këtyre projekteve nuk u realizua gjatë vitit 2024.

Pasojat e këtyre mosrealizimeve nuk janë thjesht statistika, por dëshmohen qartazi në mënyrën se si ndikojnë jetën e qytetarëve dita-ditës.

Vonesa e investimeve në sektorë kyç si infrastruktura do të thotë probleme të përditshme me ndërprerje të furnizimit me ujë, mungesë sigurie në rrugë, vonesa në zhvillimin urban dhe kosto të shtuara për vitet pasardhëse. Projekte të domosdoshme që nuk nisin në kohë krijojnë një efekt zinxhir, ku çdo vonesë sot përkthehet në shpenzime më të mëdha dhe probleme më të thella në të ardhmen.

Fondet publike janë të kufizuara dhe nevojat infrastrukturore janë të mëdha. Mosrealizimi i projekteve të buxhetuara dëshmon mënyrën se si planifikohen investimet dhe si mbikëqyret zbatimi i tyre. Miliarda lekë mbeten të pashpenzuara dhe projektet nuk nisin, duke reflektuar se problemi nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e zbatimit dhe e përgjegjësisë.

Por mesa duket, për ministritë, vonesat dhe mosnisja e projekteve të parashikuara e të premtuara jo vetëm që nuk përbëjnë problem, por as nuk shqetësohet askush për llogaridhënien./ACQJ.al

Të Lidhura

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –

nga 27
14:21 | 20/01/2026
0

E ardhmja e kriminelit të ashpër shqiptar,Jani Aliaj, i cili u vra dje në burgun e Koridallos nga një i...

Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

nga 27
14:11 | 20/01/2026
0

Shefi i shërbimit të anestezi – reanimacionit në QSUT, Krenar Lilaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin...

Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –

Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –

nga 27
13:51 | 20/01/2026
0

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet në bashkinë e Durrësit. Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ne nje dalje...

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –

nga 27
13:35 | 20/01/2026
0

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin...

Para
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK –

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –

14:21 | 20/01/2026
Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

14:11 | 20/01/2026
Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –

Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –

13:51 | 20/01/2026
Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –

13:35 | 20/01/2026
Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut –

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut –

13:21 | 20/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –
  • Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –
  • Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako –
  • Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore –
  • Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut –
  • Shembull i përkushtimit ndaj lojës së futbollit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët –
  • Pacienti ishte në gjendje të rëndë me hemorragji, ndërprerja e dritave nuk ndikoi në kujdesin mjekësor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com