Armando Broja luajti sot 74 minuta në sfidën kundër Liverpoolit, që u mbyll në barazim, 1-1.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi e ka blinduar tashmë vendin në formacionin e Burnley.
Ai u zëvendësua në pjesën e dytë të një ndeshjeje, ku nuk mundi të linte shenjën e tij.
Pavarësisht kësaj, e rëndësishme për Brojën është që po luan rregullisht me skuadrën e tij në Premier League.
Marsi po afron dhe Shqipëria ka nevojë ta ketë sulmuesin në formën më të mirë për Play-off-in e Botërorit kundër Polonisë.
Liverpool regjistron kështu barazimin e 4-t radhazi, duke lënë pikë të çmuara.
Wirtz kaloi kaloi skuadrën e Slot në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa më parë Szoboszlai kishte humbur një penallti.
Edwards barazoi shifrat në minutën e 65-të dhe gjithçka përfundoi me rezultatin 1-1.
“The Reds” rrezikojnë shumë tashmë të humbasin edhe vendin e 4-t.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Chelsea mundi 2-0 Brentford, me gola të Joao Pedro dhe Palmer me penallti. Londinezët rigjejnë fitoren pas disa javësh dhe ngjiten në kuotën e 34 pikëve, duke mbajtur vendin e 5-të.
Sunderland i Granit Xhakës ka mundur 2-1 Crystal Palace, ndërsa derbi i Londrës, Tottenham-West Ham, u mbyll 1-2.










