Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrra amerikane pezull/ Mijëra shqiptarë të prekur nga ngrirja e vizave të emigrimit –

12:17 | 17/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së.

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.

Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje. Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjë e kam përballuar vetë. Gjatë kësaj periudhe bëja udhëtime pafund drejt Shqipërisë, sepse duhet të ruaja edhe martesën, por edhe vajza të kalonte kohë me babanë… Me shpresën se do të bashkohemi shpejt…”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E vetme në SHBA, pa familjarë e shoqëri përreth, Artina tregon se ka punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa edhe muajt e parë të mëmësisë u detyrua t’i kalonte e vetme. Tani, ajo më shumë ankohet për “lodhjen mendore” sesa atë fizike.

“Qenka e shëmtuar ndjesia kur e fut jetën tënde në një valixhe, largohesh me ëndrra, punon, sakrifikon që ta bashkosh familjen atje ku po e ndërton jetën nga e para dhe dëgjon se, fiks kur ti arrin afër fundit të sfidës…”, lë në gjysmë fjalinë Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e emigrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotë Artina, duke shtuar se ajo ka qenë një qytetare e përkushtuar e punëtore, që s’ka tentuar thjesht të përfitojë nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

Në gjendje të ngjashme janë mijëra banorë në Kosovë e Shqipëri. Disa nga ta, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë hezituar t’i ndajnë historitë e tyre, nga frika se kjo mund t’i dëmtojë gjasat e tyre për emigrim në SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA. Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“Shqetësimi kryesor që dëgjoj çdo ditë, lidhet me pasigurinë totale që ka krijuar pezullimi i përpunimit të vizave të emigracionit. Aplikantët kanë frikë se po ecin përpara me të gjithë hapat e kërkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që ekziston rreziku real që viti fiskal të përfundojë pa u lëshuar vizat”, thotë Hila për REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“Shumë aplikantë kanë investuar vite pritjeje [në rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijëra dollarë në dokumente, përkthime, kontrolle mjekësore, udhëtime për intervista dhe plane konkrete jetese”, thotë Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata të ngjashme, sipas Hilës, ka pasur edhe në të kaluarën, si gjatë pandemisë COVID-19. Por, të ngjashme s’do të thotë identike.

“Dallimi kryesor me situatën aktuale është se sot aplikantët lejohen t’i ndjekin të gjithë hapat proceduralë dhe t’i paguajnë tarifat, por në fund rrezikojnë të mbeten pa vizë, vetëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal – një situatë që juridikisht është shumë problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se në shqetësimin e aplikantëve ndikon edhe një vendim tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja pauzoi për kohë të pacaktuar Programin e Vizave të Diversitetit, deri kur “ta dimë se kë saktësisht po e lëmë të hyjë në vendin tonë”, siç kishte thënë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po më duket sikur këta katër vjet po fshihen nga jeta sikur të mos ishin asgjë”, thotë ajo, e shqetësuar se ndoshta opsioni i saj i vetëm do të mbetet heqja dorë nga ëndrra amerikane./ REL

Të Lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –

nga 27
09:29 | 07/05/2026
0

Mbahet sot seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, që pritet të nisë në orën 10:00. Në rend të...

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

nga 27
09:07 | 07/05/2026
0

Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas...

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

nga 27
08:31 | 07/05/2026
0

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit, duke...

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

nga 27
08:25 | 07/05/2026
0

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit...

Para
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët –

Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –

09:29 | 07/05/2026
Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

09:07 | 07/05/2026
Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –

08:31 | 07/05/2026
23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –

08:25 | 07/05/2026
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –

08:11 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –
  • Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –
  • Skandali! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital –
  • 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, ja çfarë mund të përballojnë –
  • Rrëzohet aksidentalisht nga ura në Devoll, 60-vjeçari gjendet i pajetë në lumë –
  • Këmbimi valutor 7 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –
  • Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com