Policia ka proceduar penalisht një 52-vjeçar në Divjakë pasi ka kërcënuar me sëpatë një 51-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. 51-vjeçari i ka dëmtuar atij, mjetin bujqësor zetor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 52 vjeç, dhe P. D., 51 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi L. M. ka kanosur me sëpatë, shtetasin P. D., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar shtetasit L. M., mjetin bujqësor (zetor).”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.








