Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson –

20:40 | 12/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

Bordi i Ramës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerin Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”.

“Real Madrid CF njofton se, me marrëveshje të përbashkët mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur të përfundojë angazhimi i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025, duke pasuar Carlo Ancelottin, i cili u largua për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Edhe pse në fillim shfaqi shenja pozitive, periudha e fundit ka qenë e vështirë për ish-mesfushorin legjendar, me dëmtime të shumta, rezultate zhgënjyese dhe probleme në dhomën e zhveshjes.

Fitorja ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës mendohej se i kishte dhënë Alonsos më shumë kohë për të stabilizuar situatën, por humbja në finalen e mbrëmshme ndaj Barcelonës ka shtyrë drejtuesit e klubit, me presidentin Florentino Perez në krye, të marrin vendimin për shkarkim.

Në deklaratë, klubi thekson se Xabi Alonso do të mbetet gjithmonë një figurë e dashur për tifozët madrilenë: “Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

Real Madrid falënderoi gjithashtu Alonson dhe stafin e tij për punën dhe përkushtimin, duke u uruar suksese në fazën e ardhshme të karrierës. Tashmë vëmendja është kthyer te pasuesi i tij, me emra si trajneri i Castilla-s, Álvaro Arbeloa, i cili do të marrë përkohësisht drejtimin e “Los Blancos”.

Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Real Madrid Castilla që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka zhvilluar karrierën e tij si trajner në akademinë e Realit të Madridit që nga viti 2020. Në sezonin 2020-21, ai drejtoi skuadrën e Infantil A duke u shpallur kampion i kësaj kategorie, më pas  në 2021-2022 drejtoi skuadrën e Cadete A  të Real Madrid dhe nga 2022 deri në 2025 ai ishte trajner i Real Madrid Juvenil A me të cilin në 2023 fitoi titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Kampioneve të kësaj kategorie

Sukseset më të mëdha me Realin e Madridit, Alvaro Arbeloa i pati si futbollist. Ish mbrojtësi spanjoll është aktivizuar me Los Blancos në periudhën 2009-2016 duke luajtur 238 ndeshje zyrtare. Gjatë kësaj periudhe si futbollist ai fitoi 8 tituj; 2 Champions League, 1 botëror klubesh, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Evropës, 1 titull në La Liga, dy Kupa Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Alvaro Arbeloa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses spanjolle me të cilën ka luajtur në 56 ndeshje duke fituar Botërorin e 2010 dhe dy Evropianë në 2008 dhe 2012. Trajneri i ri i Real Madrid që nga koha kur ka qenë futbollist ka pasur një raport shumë të mirë me presidentin Florentino Perez dhe bordin drejtues të Realit të Madridit. Klubi merenges përpara se të zgjidhte Arbeloan për postin e trajnerit të skuadrës së parë studioi të gjitha opsionet mes të cilëve edhe Santiago Solarin dhe në fund zgjodhi pikërisht Arbeloan edhe për faktin se e njeh shumë mirë ambientin duke qenë se ka qenë pjesë e skuadrës së Realit të Madridit si futbollist për vite të tëra

Në klub e pëlqejnë metodën moderne të punës së tij sic është përdorimi i dronëve për të xhiruar stërvitjet dhe për të përmirësuar analizën taktike. Po kështu Arbeloa konsiderohet si një trajnet që ndërhyn shpesh gjatë ndeshjeve dhe dora e tij ndihet në sesionet dhe momentet vendimtare. Por jo vetëm kaq, diskutimet e tij gjithnjë kanë qenë në një linjë me ato të klubit sidomos përsa iu përket kritikave të klasës arbitrare në Spanjë.

gijotina.com/

Të Lidhura

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

nga 27
12:28 | 08/05/2026
0

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka sjellë edhe pasojat e para. Për shkak të fuqisë dhe...

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

nga 27
12:08 | 08/05/2026
0

Partia Demokratike bën përgjegjës korrupsionin qeveritar, si shkak i helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, të cilët përfunduan...

Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

nga 27
12:02 | 08/05/2026
0

Deputeti i Partia Demokratike Belind Këlliçi u bën apel të gjithë shqiptarëve të jenë sot në ora 19:00 në shesh...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

nga 27
12:00 | 08/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka vijuar talljen me shqiptarët teksa ka vendosur të ulë çmimin e naftës me 3 lekë/ litri...

Para
Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –

12:28 | 08/05/2026
Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

12:08 | 08/05/2026
Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –

12:02 | 08/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –

12:00 | 08/05/2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite për Julian Meçen –

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite për Julian Meçen –

11:50 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –
  • Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –
  • Të bashkohemi të gjithë në shesh sot, të tregojmë se nuk jemi skllevër të Edi Ramës –
  • Bordi i Ramës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina –
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite për Julian Meçen –
  • ‘Hiqet patenta përgjithmonë kur…’/ Zbardhen ndryshimet në Kodin Rrugor, masa të ashpra për shoferët e dehur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Era e fortë krijon probleme në Vlorë, dy pemë rrëzohen dhe bllokojnë rrugët –
  • Helmimi në Akademinë e Policisë pasojë e korrupsionit qeveritar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com