Një 25-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me 3 vite burg nga drejtësia belge, pasi u kap me 21.5 kilogramë kanabis të fshehur në valixhe.
Droga u gjet në aeroport, sapo i riu mbërriti me fluturim nga Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës, më 30 shtator.
Gjatë kontrollit doganor, autoritetet belgë zbuluan sasinë e madhe të kanabisit dhe e arrestuan menjëherë shtetasin shqiptar.
Prokuroria tha se ai ka pranuar pa rezerva se kishte marrë përsipër transportin e drogës në këmbim të 5 mijë eurove.
Sipas avokatit të tij, i riu kishte qenë i vetëpunësuar në Shqipëri dhe kishte marrë kredi për biznesin e tij, por falimentimi e futi në vështirësi financiare, duke e shtyrë të pranojë ofertën për trafikun.










