Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

09:32 | 08/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e ka cilësuar qeverinë si të papërgjegjshme, lidhur me përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se po tenton t’i shpëtojë drejtësisë.

Gjoni deklaroi se dëmet e shkaktuara në pasurinë e qytetarëve, në blegtori dhe në tokat bujqësore janë të jashtëzakonshme.

Sipas tij, ndërsa reshjet janë një fenomen natyror, zgjatja e përmbytjeve për javë të tëra është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së ndërhyrjes nga shteti dhe emergjencat civile. Ai theksoi se kjo situatë “po nxjerr në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie”.

Duke u ndalur konkretisht te situata në Durrës, Gjoni u shpreh se ajo që ka ndodhur në këtë qark ka zbuluar “abuzimin shtetëror”. Ai kritikoi ashpër kryeministrin për fajësimin e qytetarëve, duke i quajtur “zhulsa”, si shkaktarë të përmbytjeve. Deputeti përmendi se vetëm një investim në Durrës për kanalet e ujërave të larta dhe hidrovorët kap vlerën e rreth 20 milionë eurove, duke lënë të kuptohet se fondet nuk kanë shkuar aty ku duhet.

Ai shtoi se  kreu i qeverisë nuk mban asnjë përgjegjësi dhe është i fokusuar vetëm në një qëllim: t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia.

“Po shkaktohen dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e qytetarëve. Përveç taksave të cilët vilen, njëkohësisht rezulton që ka dëmtime në gja të gjallë, në ushqimin e gjesë së gjallë, në tokat bujqësore dhe prodhimet e tokave bujqësore, dhe unë e kuptoj që rreshjet ndodhin në çdo vend të botës dhe përmbytjet ka në çdo vend të botës.

Por përmbytje që të zgjasin me javë të tëra për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit dhe emergjencave civile, por njëkohësisht edhe mungesës së investimeve të cilët, tanimë po e nxjerrin në sipërfaqe të gjithë llumin e korrupsionit të kësaj qeverie, tregon që kjo qeveri është e papërgjegjshme ndaj ndjeshmërisë qytetare.

Situata e Durrësit është një situatë e cila duhet të ndalemi në mënyrë të detajuar për shkak se situata e Durrësit ka nxjerrë në sipërfaqe të gjithë abuzimin shtetëror në lidhje me këtë qark dhe me këtë zonë. Padyshim, siç e përmendët edhe juve në insertin e paraqitur pak më parë, investimi në Durrës, vetëm një investim, është rreth 20 milionë euro, që ka të bëjë në lidhje me kanalet e ujërave të larta dhe njëkohësisht edhe me hidravorët.

Rezulton që kryeministri i Shqipërisë nuk mban as edhe një lloj përgjegjësie në lidhje me të gjithë abuzimet, sepse tani më, ai nuk merr përsipër në mënyrë më absolute që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Ai po mendon vetëm e vetëm se si të shtyjë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit nga drejtësia, që sipas informacioneve të kohëve të fundit, unë besoj dhe jam i mendimit që është më afër se kurrë që të thirret nga institucionet ligjzbatuese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Gjoni.

Të Lidhura

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

nga 27
11:55 | 13/04/2026
0

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, ka nisur sot një udhëtim njëjavor, ku do të vizitojë pesë vende të Ballkanit, Malin...

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

nga 27
11:31 | 13/04/2026
0

Fundjava ka sjellë paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, me disa prej tyre...

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

nga 27
11:13 | 13/04/2026
0

 Gazeta zvicerane, Zuercher Zeitung, i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e vënë theksin tek Ministrja ‘Diella’. Në artikull...

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

nga 27
11:09 | 13/04/2026
0

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Para
Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –

11:55 | 13/04/2026
Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

11:31 | 13/04/2026
Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –

11:13 | 13/04/2026
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

11:09 | 13/04/2026
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –

10:59 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –
  • Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –
  • Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion –
  • E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –
  • E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes –
  • Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës –
  • Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com