Sa do të paguajmë? Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa do të paguajmë? Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit –

08:08 | 08/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror. Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem.

Në manualin e përdorimit të sistemit informatik të Kadastrës Fiskale, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është publikuar edhe modeli i ri i faturës për taksën mbi ndërtesën. Ndryshe nga fatura aktuale, fatura e re do të përfshijë më shumë detaje për llogaritjen e detyrimit që paguhet prej individëve dhe bizneseve.

Në faturën e re do të shënohen të dhënat për numrin e njësisë së ndërtesës, numrin e pasurisë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, çmimin e referencës sipas zonës kadastrale ku ndodhet prona, sipërfaqja e apartamentit, vlera e taksueshme e pronës (e cila llogaritet nga çmimi i referencës dhe sipërfaqja), si dhe detyrimi për taksën e ndërtesës.

Një shembull konkret i faturës është ai i zonës së Shëngjergjit në Tiranë, ku për një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë, me çmim referues 23,000 Lekë/m² dhe shkallën e taksës prej 0.05%, detyrimi i taksapagueses është llogaritur në 874 Lekë për vitin 2026. Fatura nuk përfshihen gjoba apo kamatëvonese, dhe afatet e pagesës janë të përcaktuara qartë.

Fatura ka logon e bashkisë, të dhënat për taksapaguesin dhe njësinë e ndërtesës, numrin e faturës, kodet e llogarive përkatëse për pagesë si dhe detyrimin për të paguar.

Aktualisht detyrimi për taksën e ndërtesës për individët shfaqet në faturën e ujin e të pijshëm dhe paguhet çdo muaj. Për bizneset detyrimi paguhet me dy këste. Afati i pagesës për këstin e parë është brenda datës 30 Qershor dhe për këstin e dytë brenda 31 Tetorit.

Të dhënat që do hidhen në sistem

Sistemi aktualisht nuk është ende plotësisht i integruar me të gjitha bashkitë, por pritet që brenda vitit të përfshijë të gjitha njësitë administrative në vend. Sipas manualit, në sistem, të dhënat radhiten sipas numrit të njësisë së ndërtesës dhe përdoruesit kanë mundësinë të ndryshojnë renditjen e tyre sipas atributëve të ndryshëm si: numri i njësisë së ndërtesës, numri i pronës në ASHK, sipërfaqja, kategoria e vlerës, përdorimi në ASHK, bashkia, njësia administrative, rruga, zona kadastrale, hyrja, kati, dera dhe statusi aktiv.

Në manualin e përdorimit shpjegohet se sistemi lejon regjistrimin e taksapaguesve për njësitë e ndërtesës që nuk kanë të dhëna për taksapaguesin, duke përdorur numrin personal për qytetarët, numrin e biznesit për subjektet tregtare, si dhe regjistrimin e taksapaguesve të huaj.

Metodologjia e llogaritjes së vlerës së pronës bazohet në sipërfaqen, çmimin mesatar referues, koeficientin për kategorinë e vlerës dhe koeficientin e privatizimit për pronat rezidenciale. Për njësitë që përdoren për banim dhe nuk kanë të dhëna për sipërfaqen, përdoret sipërfaqja e prezumuar. Vlera e pronës përcaktohet si më e larta mes disa vlerave të ndryshme si vlera e vlerësuar në masë, vlera në ZRPP, çmimi i shitjes, vlera e vetë-deklaruar dhe çmimi i ndërtimit për ndërtesat e papërfunduara.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën e taksës të miratuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kategorive: 0.05% për banim; 0.2% për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës për sipërfaqet e papërfunduara me leje ndërtimi Njësitë vendore mund të miratojnë nënndarje zonale për të rregulluar shkallën brenda kufijve +/− 30%.

Në rastet kur prona ka më shumë se një taksapagues, detyrimi ndahet në përpjesa takuese për secilin prej tyre. Popullimi dhe monitorimi i të dhënave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, duke siguruar një administrim të saktë dhe të qëndrueshëm të procesit të mbledhjes së taksave.

Brenda vitit 2026 në kadastrën fiskale parashikohen të regjistrohen të dhënat për rreth 2.5 mln pasuri të paluajtshme. Ndërsa zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme./Monitor.al

 

Të Lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

nga 27
21:50 | 09/01/2026
0

Kafshimi i një fëmije nga një qen rruge nuk është “incident i izoluar”. Është pasojë direkte e një kaosi të...

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

nga 27
21:20 | 09/01/2026
0

I riu shqiptar Dorian Puka, ‘ka trazuar’ sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e...

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

nga 27
20:40 | 09/01/2026
0

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë...

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

nga 27
20:02 | 09/01/2026
0

Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

21:50 | 09/01/2026
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

21:20 | 09/01/2026
KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –

20:40 | 09/01/2026
Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –

20:02 | 09/01/2026
Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun –

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun –

19:44 | 09/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –
  • Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –
  • KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri –
  • Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje –
  • Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun –
  • SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –
  • Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com