Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani –

21:38 | 07/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kemi marrë raportin e BE… –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta nuk domosdoshmërisht është një sektor i errët,” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge.

“SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është realizuar exchange. Pra kemi atë palën e tretë që është exchange, i cili vetëm në këtë rast bëhet identifikimi i personit që dërgon dhe personit që pret,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

Pas sekuestrimit të atyre kartëmonedhave, autoritetet spanjolle njoftuan Europol-in. Ajo që u zbulua më pas ishte shumë më e madhe: rrjeti kishte degëzime në Dubai, Holandë dhe Shqipëri.

Në këtë fazë, në lojë hyn SPAK. Duke bashkëpunuar me Europol, hetuesit shqiptarë nisën të gjurmonin transaksione dixhitale që kalonin nëpër “wallet”-e të enkriptuara. Çdo monedhë virtuale mbartte historinë e një rruge të errët financiare, nga trafiku i kokainës e deri te investimet në vila dhe biznese në dukje të ligjshme në vendin tonë.

“Në një rast të tillë duhet të jetë e domosdoshme që subjektit që i është sekuestruar dhe po hetohet nga organi i prokurorisë për pastrim të produktit të veprës penale t’i duhet që ai të konfirmojë se është përdoruesi i atij portofoli, të japë të dhënat e tij, të tregojë transaksionet që realisht ka kryer dhe ka përfituar të ardhura nga ky wallet që ai menaxhon, dhe gjëja kryesore është që të identifikojë burimin kryesor, pra momentin fillestar që ai ka investuar në blerjen e këtyre kriptomonedhave,” u shpreh avokati Dritan Jahaj.

“Deri tani ka pasur një rezultat shumë të mirë në gjurmimin e portofolëve që kanë bërë transaksione të fshehta, me qëllim për të fshirë para apo për të fshehur investimet e tyre që kanë në kriptomonedha. Por gjithmonë është mënyra se në një pikë duhet që portofoli dixhital, i paidentifikuar, të lidhet me personin,” u shpreh Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave.

Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i fshehtë, ku çdo klikim në blockchain shërbente për të larë gjakun dhe paratë e krimit. Nga Spanja në Tiranë, SPAK dhe Europol sekuestruan mbi 35 milionë euro: 25 milionë në Spanjë dhe 10 milionë të tjerë u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, duke goditur thelbin e “bankave të nëndheshme” të krimit të organizuar.

Për herë të parë, autoritetet shqiptare po përballeshin me një realitet të ri hetimor, ku prova nuk ishte më një dosje fizike apo një llogari bankare. Ishte një kod në blockchain, një zinxhir transaksionesh që mund të gjurmohej vetëm nga ekspertët e kibernetikës dhe financës kriminale.

Të Lidhura

Kemi marrë raportin e BE… –

Kemi marrë raportin e BE… –

nga 27
10:30 | 12/04/2026
0

Në Podkastin FLASIM, kryeministri Edi Rama tha se ditët e fundit qeveria merr raportin e Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës...

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

nga 27
10:22 | 12/04/2026
0

Një operacion policor ka zbuluar një skemë të shpërndarjes së drogës në Durrës, ku lëndët narkotike përgatiteshin në formë karamelesh...

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

nga 27
09:50 | 12/04/2026
0

I dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në...

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

nga 27
09:36 | 12/04/2026
0

Policia e Vlorës ka evidentuar një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve. Në lagjen “Pavarësia”, mbrëmjen e...

Para

Barazim 2-2 me Veronën në "Maradona Stadium" , Lorenzo shpëton Napolin nga humbja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi marrë raportin e BE… –

Kemi marrë raportin e BE… –

10:30 | 12/04/2026
Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

10:22 | 12/04/2026
Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

09:50 | 12/04/2026
Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

09:36 | 12/04/2026
“Mosmarrëveshje mbi Hormuzin dhe teknologjinë bërthamore”/ Çfarë u zbulua nga pala iraniane pas dështimit të negociatave –

“Mosmarrëveshje mbi Hormuzin dhe teknologjinë bërthamore”/ Çfarë u zbulua nga pala iraniane pas dështimit të negociatave –

09:16 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi marrë raportin e BE… –
  • Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –
  • Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –
  • Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –
  • “Mosmarrëveshje mbi Hormuzin dhe teknologjinë bërthamore”/ Çfarë u zbulua nga pala iraniane pas dështimit të negociatave –
  • Mes lutjesh dhe dritës së shpresës, kremtohen me ceremoni Pashkët në mesnatë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi marrë raportin e BE… –
  • Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com