Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën –

15:56 | 07/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

Gjuajini me vezë dhe domate… –

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%.

“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë në vitin 2015, ku pesha  e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore, ndërsa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2.1%, pavarësisht se ishte viti me buxhetin më të madh total të investimeve (rreth 2.8 miliardë lekë). Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7.038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë” thuhet në auditim.

Në raportin e publikuar të KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, shpesh e dëmtuar dhe në shumë zona funksionon në kapacitet maksimal, duke shkaktuar përmbytje gjatë reshjeve të dendura dhe derdhje direkte të ujërave të ndotura në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës.

KLSH nënvizon se deri në vitin 2022, 50% e popullsisë urbane nuk kanë patur kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë. Ndërsa një tjetër shqetësim i konstatuar në auditim është edhe fakti se 30% e popullsisë përdor sisteme jo të lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim të mëtejshëm.

Ujërat e zeza derdhen direkt në lumenj

Sipas raportit të KLSH, ujërat e ndotura në kryeqytet vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në lumenj, përfshirë Lanën dhe lumin e Tiranës, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve të mjaftueshme, në kundërshtim të hapur me Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjellë përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.

“Zhvillimi i infrastrukturës nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit të shpejtë, duke krijuar risk serioz për ndotje mjedisore, përmbytje dhe shëndetin publik” thekson auditimi.

Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i  kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të  kryeqytetit.

Lana është kthyer prej dekadash në një kanal të hapur ujërash të zeza në zemër të Tiranës, si rezultat i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme urbane dhe mungesës së investimeve funksionale në kanalizime dhe trajtim të ujërave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoqën përroit funksionin natyror, ndërsa derdhja direkte e ujërave të ndotura zhduku jetën biologjike dhe krijoi ndotje kronike, erë të rëndë dhe rrezik shëndetësor.

Prej viteve ’80 janë propozuar zgjidhje teknike për furnizim me ujë dhe ndërtim impiantesh pastrimi, janë hartuar projekte dhe janë shpallur financime prej qindra milionë euro, por shumica e tyre nuk u përfunduan kurrë.

Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një realitet të hidhur: Tirana po zgjerohet mbi një infrastrukturë kanalizimesh të mbingarkuar, pa investime të duhura dhe të keqmenaxhuar, duke bërë që banorët e kryeqytetit të përballen me pasoja mjedisore dhe shëndetësore./ACQJ

Të Lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

nga 27
12:46 | 09/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme, SPAK, po kryen mesditën e kësaj të premte kontrolle në disa biznese në kuadër të hetimeve për...

Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

nga 27
12:34 | 09/01/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimit me perfaqësues të opozitës dhe intelektualë tha se, “na duhet një front i gjerë...

Gjuajini me vezë dhe domate… –

Gjuajini me vezë dhe domate… –

nga 27
12:14 | 09/01/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha, teksa komentoi shfaqjen e Belinda Ballukut ditën e djeshme në urën e Mifolit, i bëri thirrje qytetarëve...

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

nga 27
12:06 | 09/01/2026
0

Gjatë një takimi të Partisë Demokratike me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, kreu demokrat Berisha tha se, “narkoshteti...

Para
I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim –

I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

12:46 | 09/01/2026
Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

12:34 | 09/01/2026
Gjuajini me vezë dhe domate… –

Gjuajini me vezë dhe domate… –

12:14 | 09/01/2026
Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –

12:06 | 09/01/2026
Berisha thirri tryezën opozitare, ja cilat forca politike i refuzuan ftesën –

Berisha thirri tryezën opozitare, ja cilat forca politike i refuzuan ftesën –

11:44 | 09/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –
  • Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –
  • Gjuajini me vezë dhe domate… –
  • Narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën! –
  • Berisha thirri tryezën opozitare, ja cilat forca politike i refuzuan ftesën –
  • Rama zhytet në verëra 33 mijë euro shishja, ndërsa qytetarët përmbyten nga uji! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –
  • Na duhet një front i gjerë kundër këtij regjimi, Ramën do ta rrëzojnë vetëm shqiptarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com