Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti –

12:59 | 05/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

Pas Kukësit ‘zbardhet’ edhe Dibra, vështirësohet qarkullimi i automjeteve –

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti”.

Berisha tha se Rama po vonon qëllimisht procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit, në mbrojtje të vetes dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, kanë kaluar mbi 20 ditë nga kërkesa e prokurorisë, ndërsa aferat e denoncuara shkaktojnë një dëm prej rreth 1.2 miliardë eurosh ndaj qytetarëve. Berisha shtoi se Rama po përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur zyrtarë të korruptuar dhe pasuri të vjedhura. Më tej, ai deklaroi se qeveria po minimizon skandalet financiare dhe po pengon drejtësinë.

“Dhe njëherë, gëzuar Vitin e Ri ju, të gjithë gazetareve dhe gazetarëve, punonjësve të medieve, shtypit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Sot jam para jush për të denoncuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, ligjeve të vendit, rregullores së parlamentit nga Edi Rama në mbrojtje de facto të vetes, në aparencë të Belinda Ballukut. Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.

Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre. Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai u bëri të qartë shqiptarëve se vjedhjet monstruoze të qindra e qindra milionë eurove nga Linda, nga baxhanaku i tij me ndihmën e Lindës kunatë dhe Lindës drejtoreshë e AKSHI-t, nuk janë asgjë, janë përdorim parash dhe jo grabitje e plaçkitje. Dhe, për të parandaluar çdo mundësi që Mirlinda e AKSHI-t të bëhet e penduar e drejtësisë, i shprehu asaj konsideratën maksimale për mundësinë apo pasurimin e tij me qindra milionë euro të AKSHI-t përmes prestanomeve të baxhanakut të tij dhe Ergys Agasit, Ermal Beqirit me kompanitë e tyre si prestanome të Armand Frangut,” tha Berisha.

Të Lidhura

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

nga 27
09:54 | 08/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme,...

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

nga 27
09:32 | 08/01/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e ka cilësuar qeverinë si të papërgjegjshme, lidhur me përmbytjet që përfshinë të gjithë...

Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

nga 27
09:20 | 08/01/2026
0

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në...

Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, ulen ndjeshëm temperaturat –

Pas Kukësit ‘zbardhet’ edhe Dibra, vështirësohet qarkullimi i automjeteve –

nga 27
09:12 | 08/01/2026
0

Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e...

Para
Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit –

Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –

09:54 | 08/01/2026
Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

09:32 | 08/01/2026
Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –

09:20 | 08/01/2026
Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, ulen ndjeshëm temperaturat –

Pas Kukësit ‘zbardhet’ edhe Dibra, vështirësohet qarkullimi i automjeteve –

09:12 | 08/01/2026
Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje –

Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje –

08:46 | 08/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –
  • Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –
  • Rikthehen reshjet e dëborës! Zbardhet Korça e Pogradeci, Dardha pa energji elektrike –
  • Pas Kukësit ‘zbardhet’ edhe Dibra, vështirësohet qarkullimi i automjeteve –
  • Gjirokastër/ Rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugës, evakuohen disa familje –
  • Zbardhet Kukësi nga dëbora, raportohen dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare –
  • Rama mendon vetëm si t’i shpëtojë ndëshkimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com