Rusia akuzon Kievin për sulm me dronë ndaj hotelit në rajonin e Hersonit, raportohet për 27 viktima – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia akuzon Kievin për sulm me dronë ndaj hotelit në rajonin e Hersonit, raportohet për 27 viktima –

16:59 | 02/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

Ushtria ukrainase deklaroi më 2 janar se forcat e saj godasin vetëm caqe ushtarake, një ditë pasi Rusia akuzoi Kievin për një sulm me dronë ndaj një hoteli dhe një kafeneje në jugun e pushtuar të Ukrainës, ku sipas Moskës mbetën të vrarë 27 persona.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në rajonin e Hersonit thanë se viktimat po festonin Vitin e Ri dhe se mes të vrarëve ndodheshin edhe dy fëmijë, duke e cilësuar sulmin si “akt terrorist”.

Sipas pretendimeve ruse, objekti i goditur ndodhet në Horli, një qytezë pranë Detit të Zi, e pushtuar nga ushtria ruse që në fillim të pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Guvernatori rajonal i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, publikoi fotografi që, sipas tij, tregojnë brendësinë e një ndërtese të djegur dhe trupa të pajetë, pa dhënë prova të pavarura për rrethanat e sulmit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy, i tha agjencisë AFP se Rusia po përdor “dezinformata dhe deklarata të rreme”.

“Forcat mbrojtëse të Ukrainës respektojnë plotësisht të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe godasin ekskluzivisht objektiva ushtarake të armikut,” deklaroi ai.

Më herët, shërbimi ukrainas i inteligjencës paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke tentuar të organizojë “një provokim në shkallë të gjerë me humbje njerëzore”, pa ofruar prova konkrete për këtë pretendim.

Akuzat vijnë në një moment kritik të konfliktit, i cili po hyn në vitin e katërt dhe konsiderohet më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në fjalimin e Vitit të Ri se një marrëveshje paqeje, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, është “90 për qind” e gatshme, por se çështjet territoriale mbeten ende të pazgjidhura.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe që atëherë ka zaptuar zona të gjera në lindje dhe jug të vendit, ndërsa sulmet e përditshme me raketa dhe dronë kanë shkaktuar viktima të shumta civile.

Të Lidhura

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

nga 27
13:10 | 22/05/2026
0

Situata e medias në Shqipëri, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësia editoriale dhe politike e mediave, si dhe roli i...

Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

nga 27
12:51 | 22/05/2026
0

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi thotë se nuk do të ndyhyjë në konfliktet mes dy kompanive private për ndërtimin e...

Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

nga 27
12:39 | 22/05/2026
0

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Shqipëri pasi u deportua nga autoritetet izraelite, ndërsa ishte pjesë e flotiljes humanitare...

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

nga 27
12:11 | 22/05/2026
0

Vllaznia dhe Egnatia përballen këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania” në një nga sfidat më të forta të fazës...

Para
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë –

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te "farsa", rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –

13:10 | 22/05/2026
Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

12:51 | 22/05/2026
Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –

12:39 | 22/05/2026
Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

12:11 | 22/05/2026
Krahu i djathtë i Ballukut, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit –

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli –

12:01 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –
  • Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –
  • Vetëm ujë dhe bukë të thatë! –
  • Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”
  • Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli –
  • Kemi të dhëna të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik –
  • Nuk do të ndërhyjmë në konflikt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com