Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

10:31 | 02/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.

Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.

“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, i tha BIRN Bino.

“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, i tha BIRN Blerjana Bino.

Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, i tha gjithashtu BIRN se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.

“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, i tha BIRN Rigels Xhemollari.

“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.

Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.

“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.

Ekspertët pranuan për BIRN se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.

Xhemollari i tha BIRN se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.

“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.

Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.

Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.

“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino për BIRN.

Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla./BIRN/

Të Lidhura

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

nga 27
13:59 | 02/01/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e...

Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

nga 27
13:33 | 02/01/2026
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të...

U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

nga 27
13:09 | 02/01/2026
0

Aksidenti tragjik në Lezhë, mëngjesin e sotëm i mori jetën çiftit të bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini. Kreu i bashkisë...

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –

nga 27
12:59 | 02/01/2026
0

Reshjet e dëborës përfshijnë zonat malore të Qarkut Shkodër, autoritetet në gatishmëri.Reshjet e dëborës kanë nisur në Qarkun Shkodër, kryesisht...

Para
Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj –

Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –

13:59 | 02/01/2026
Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

13:33 | 02/01/2026
U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –

13:09 | 02/01/2026
Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –

12:59 | 02/01/2026
Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026 –

Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026 –

11:59 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –
  • Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë
  • U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona! –
  • Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri –
  • Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026 –
  • SHKODËR/ Zbardhet vrasja me paramendim në Shkodër, 4 persona në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhjet vrasja me lëndë eksplozive në Shkodrë, Proda përgëzon policinë –
  • Temperaturat shkojnë deri në -15 gradë në Kosovë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com