Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë –

12:16 | 31/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor të ujërave të ndotura sipas ligjit “Për trajtimin e ujërave të ndotura”  synon, ndër të tjera, trajtimin e ujërave të ndotura në një fazë të mëparshme, që të mos pengojë përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të ujërave të ndotura, pakësimin sa më shumë të lëvizjes së lirë të ujërave të ndotura dhe trajtimin sa më pranë burimit dhe në impiantin më të afërt, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit prej ujërave të ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse në ligj kjo është e qartë, në praktikë në Tiranë kjo nuk aplikohet kështu.

“Ujërat urbane të kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnë rreth 800 mijë banorë, vazhdojnë të derdhën në lumenj pa asnjë trajtim duke shndërruar Lumin e Tiranës dhe atë Lanës, sipas raporteve të institucioneve shtetërore, ndër zonat më të ndotura të vendit” vlerëson auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“Ndërprerja e kontratës së zbatimit të punimeve për ndërtimin e ITUN Kashar dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Tiranës, u vlerësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) në Londër si e njëanshme dhe e kundërligjshme, duke arsyetuar se është shkelur marrëveshja e financimit dhe kushtet e kontratës, duke caktuar në ngarkim të palës së paditur MIE dhe AKUK një vlerë prej afërsisht 13.5 milionë Euro. Kostot financiare deri në maturimin dhe shlyerjen e plotë të detyrimeve, do të rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, të përllogaritura në nivelin 3% të normës së skontimit të Bankës përkatëse mbi shumën e principalit të detyrimit të pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri në datën 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenë në proces njohje/ nuk është njohur nga Gjykata e Apelit, për të marrë fuqi juridike” thuhet në auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ Monitor/

Të Lidhura

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

nga 27
16:28 | 31/12/2025
0

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes. Trafiku...

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

nga 27
16:14 | 31/12/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar...

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

nga 27
15:54 | 31/12/2025
0

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë...

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

nga 27
15:32 | 31/12/2025
0

Ndërsa 2025 është në orët e fundit të tij, sytë e admiruesve janë hedhur tashmë nga viti 2026 gjatë të...

Para
Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare –

Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

16:28 | 31/12/2025
Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

16:14 | 31/12/2025
“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –

15:54 | 31/12/2025
Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

15:32 | 31/12/2025
Presidentja e Kosovës do i drejtohet nesër PE-së –

Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –

14:50 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –
  • Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë
  • “Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë –
  • Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –
  • Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –
  • Dëborë dhe ngrica në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –
  • Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com