Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –

08:20 | 31/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer.

Treni elektrik që nuk u nis 

Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe Rinasin nga një tren modern elektrik. Në terren, prej më shumë se katër vitesh ekziston vetëm një kantier që s’po mbaron. Me disa afate të shkelura, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është ende larg përfundimit. Afati i ri i operimit të trenit elektrik është fundi i vitit 2026.

Aeroporti i Vlorës pa fluturime

Në pranverë, skenari i njohur i “fluturimit elektoral” u rikthye prag zgjedhjesh me zbritjen e avionit të parë testues në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Qeveria premtoi se aeroporti i Vlorës do të niste fluturimet këtë vit. Por, faktet tregojnë se në realitet fluturimi i vetëm mbeti ai testues i 8 majit.

Nafta ‘arabe’ e Shpiragut

“Naftë premium si e Arabisë Saudite” kështu e prezantoi qeveria zbulimin e naftës në Shpirag. Por testet e kompanisë SHELL rezultuan zhgënjyese. Gjigandi holandez është drejt largimit nga Shqipëria. Fondi Sovran mbeti një ëndërr e bukur bashkë me premtimin për epokë të re ekonomike nga nafta në Shpirag.

24 orë ujë të pijshëm

Që nga 2013, ky është refreni i çdo fushate elektorale por vendi ende vuan nga mungesa e furnizimit me ujë 24 orë. Afati i ri për të njëjtin premtim është shtyrë në 2030. Këtë vit, gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama premtoi se në 2030-ën 100% të qyteteve dhe 80% e fshatrave do të mbulohen me ujë 24 orë.

Shqipëria pa avion zjarrfikës

Premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezultoi i pambajtur. Këtë verë vendi kaloi një situate dramatike për shkak të zjarreve që shkrumbuan mbi 60 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Por të vetmit avionët zjarrfikës ishin ata të ardhur nga vendet e BE-së përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Dëmshpërblimet për Gramshin dhe Delvinën

Qeveria premtoi dëmshpërblim dhe rindërtim të banesave për të gjithë banorët e zonave të prekura nga zjarret këtë verë. Në fund të vitit, ata ende presin përmbushjen e këtij zotimi. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari me shtëpitë e djegura dhe bagëtitë e humbura ende nuk është përmbyllur.

Llogaria elektorale e 450 shkollave të reja

Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij kishte ndërtuar 450 shkolla të reja në dhjetë vite. Faktet tregojnë se janë rindërtuar ose zgjeruar vetëm 43 institucione arsimore. Shifra propagandiste e Ramës përfshin çdo ndërhyrje, nga riparimi i tualeteve tek lyerja e mureve.

Odisea e rindërtimit pas tërmetit

6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Zvarritjet vijojnë të mbajnë pezull ende qindra familje që janë pa çati mbi kokë. Afatet shtyhen vit pas viti dhe çdo 26 nëntor sjell një tjetër justifikim.

‘Flamuri Blu’ për plazhet shqiptare

Ministria e Mjedisit premtoi se Shqipëria do të arrinte standardin europian të “Flamurit Blu” për cilësinë e ujërave larës. Por raportet e BE-së na rendisin në vendin e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave bregdetare. Shkaku kryesor? Ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në det, mungesa e impianteve të trajtimit dhe menaxhimi i dobët mjedisor.

Legalizimet pa fund

Ky është premtimi më i vjetër i ricikluar. Çdo zgjedhje sjell një valë të re legalizimesh të premtuara. Por procesi nuk ka fund. Dosjet shtohen, afatet shtyhen, dhe qytetarët mbeten peng të një premtimi që nuk po përmbushet. Që nga nisja e procesit të legalizimeve në vitin 2006 dhe deri më tani, legalizimet janë përdorur si mjet i rëndësishëm për mbështetje politike, sidomos në fushata zgjedhore.

Përfundim 

Në këtë artikull përmblodhëm vetëm 10 rrena, por gjatë vitit 2025 Faktoje ka verifikuar gjithsej 87 premtime të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Nga këto, 52 premtime rezultuan të pambajtura, vetëm 6 u mbajtën plotësisht, ndërsa 29 u realizuan pjesërisht. Verifikimet nxjerrin në pah hendekun mes premtimeve dhe realitetit, veçanërisht në një vit zgjedhor si ky që po lëmë pas. /Faktoje.al

 

Të Lidhura

EMRAT/Konflikt mes dy të rinjve në lokal, plagoset me armë 33-vjeçari –

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –

nga 27
11:50 | 31/12/2025
0

Një 28-vjeçar është arrestuar në Laç pasi dyshohet se qarkullonte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, duke kërcënuar qytetarë...

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

nga 27
11:44 | 31/12/2025
0

Deri më tani, disa ishuj në Paqësorin Jugor kanë filluar të festojnë Vitin e Ri 2026. Për rreth 30 minuta,...

Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

nga 27
11:02 | 31/12/2025
0

Një apartament i përshatur për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar në Tiranë, ndërsa janë arrestuar 3 shtetase të huaja dhe...

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –

nga 27
10:58 | 31/12/2025
0

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar...

Para
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

EMRAT/Konflikt mes dy të rinjve në lokal, plagoset me armë 33-vjeçari –

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –

11:50 | 31/12/2025
Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

11:44 | 31/12/2025
Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –

11:02 | 31/12/2025
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –

Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –

10:58 | 31/12/2025
Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë –

Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë –

10:52 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –
  • Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –
  • Prosti*ucion brenda apartamentit, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë –
  • Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e futbollit shqiptar –
  • Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë –
  • Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç –
  • Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com