Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.









