Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

Nga Ferdinand Dervishi

Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane, ka një hyrje mbresëlënëse, që të sjell në mend fenomenin “Ergys Agasi” në Shqipërinë e 2025.

Hallexhiu i radhës i troket në derë Kumbarit – Don Vito Corleone, dhe nis t’i rrëfejë dramën e së bijës, një vajze të re, me origjinë italiane, e cila ishte dhunuar, deri në shpërfytyrim të përjetshëm, nga dy djem amerikanë.

Hallexhiu i lutet Don Korleones që të hakmarret në emër të tij, duke i shpjeguar se nuk kishte gjetur mbështetje te shteti, pasi gjykata, qysh në seancën e parë, i kishte lënë të lirë dy agresorët.

Gjatë bisedës, Doni mafioz i tërheq vëmendjen të njohurit të vjetër, se nuk e kishte respektuar, e të tjera, por, në fund, pranon ta ndihmojë. Pasi përcjell mikun, ai thërret këshillëtarin dhe i komunikon vetëm një fjali të shkurtër: – Kaloja Klemencës!

Si të ishte dhënë nga vetë Zoti, që është në qiell, urdhëri nuk diskutohet. Ai zbatohet në mënyrë të verbër. Një nga vrasësit e betuar të Don Korleonës, i quajtur Klemenca, urdhërohet të masakrojë dy të rinjtë në shenjë hakmarrjeje për vajzën e shpërfytyruar.

Rezultati lihet të merret me mend.

Në Shqipërinë e 2025, e njëjta skenë të ndërtohet në mendje teksa lexon fletët e dosjes së SPAK për AKSHI-in.

Ergys Agasi, një njeri që gëzon pushtet të pakufishëm, pret e përcjell në zyrën e tij ministra, deputetë, gazetarë, kryepolicë, kryespiunë, kriminelë, drejtorë e drejtoresha të shtetit, bashkëpunëtorë, e të tjerë, të cilët, pasi i dëgjon, u zgjidh hallet si të kishte në duar atë shkopin magjik të Zotit.

“Do ja q., robt. Do fusim çunat pastaj” – dëgjohet të thotë Ergys Agasi, kur bashkë me një mikun e vet konstatojnë se, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po i pengon të marrin një koncesion.

Dosja e AKSHI-t vërteton se si “çunat” e Don Agasit janë vënë në lëvizje, sidomos për porositë që vinin nga lart, se si “çunat”, të maskuar si agjentë të BKH-së, marrin peng, në mes të Tiranës, biznesmenë e funksionarë shtetërorë, të cilët kthehen mbrapsht gojëkyçur dhe të urtësuar.

Në këtë pikë, Don Vito Korleone – personazhi fiction i MAFIA-s amerikane, të viteve 1940-1950, dhe Don Agasi, i Shqipërisë së vitit 2025, janë krejtësisht të ngjashëm.

I pari përdorte si kasapë, për të qëruar kundërshtarët, Klemencën, apo Luka Brazin, ndërsa i dyti, Don Agasi, përdor “çunat” e Çopjave apo të Bandës së Re të Durrësit – dy grupeve më të fuqishme kriminale shqiptare.

Përputhja ka vetëm një ndryshim.

Don Vito Korleone e kishte ngritur perandorinë e krimit me shpatullat e veta, ndërsa Don Agasi me shpatullat e KM shqiptar.

Të Lidhura

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

nga 27
09:37 | 04/05/2026
0

Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së rëndë që përjetoi qyteti i Durrësit një ditë më parë. Mësohet se...

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

nga 27
09:35 | 04/05/2026
0

Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së rëndë që përjetoi qyteti i Durrësit një ditë më parë. Mësohet se...

Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

nga 27
08:57 | 04/05/2026
0

Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Durrës që përfundoi me vrasjen e dy të miturve është zbardhur. Mësohet se autori...

“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

nga 27
08:49 | 04/05/2026
0

Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe mbarë opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i...

Para
Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

09:37 | 04/05/2026
8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

09:35 | 04/05/2026
Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

08:57 | 04/05/2026
“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

08:49 | 04/05/2026
‘Më keq se droga’, si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit –

‘Më keq se droga’, si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit –

08:27 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –
  • 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –
  • Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –
  • “Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –
  • ‘Më keq se droga’, si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit –
  • Këmbimi valutor 4 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –
  • 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com