Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –

13:37 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Berisha godet në mënyrë selektive –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e DVKT-së Rajoni Jugor, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Bëhet fjalë për: Adela Hysenaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës; Anisa Cjapi, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore; si dhe Vasil Çeku, Drejtor i DVKT-së Rajoni Jugor.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar se drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës me inicialet A.H, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien e detyrimeve tatimore në vlera të konsiderueshme.

Gjithashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të realizuar faturime fiktive dhe për të ulur vlerat e taksave për disa subjekte, përfshirë edhe manipulimin e përllogaritjes së taksave të një subjekti privat.

Ndërsa, Anisa Cjapi, ka lëshuar fatura mbi vlerën reale për disa subjekte dhe, pas ankesave të këtyre të fundit, ka ulur vlerat e taksave edhe më shumë se parashikimet e vendosura nga Këshilli Bashkiak. Ajo gjithashtu nuk ka marrë masat për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, Vasil Çeku, ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar pa urdhër pune nga DPT, nuk ka kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese për subjektet e tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgoi çështjen në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

-Adela Hysenaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 prg.3 të Kodit Penal;

-Anisa Cjapi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

-Vasil Çeku, i akuzuar për veprën kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të Lidhura

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

nga 27
22:37 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji foluar për përplasjet me Kryedemokratin Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. I ftuar në një intervistë në emisionin...

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

nga 27
22:27 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji deklaroi se opozita dhe Shqipëria po përballen me një situatë të vështirë për shkak të, sipas tij, bllokimit...

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

nga 27
21:51 | 04/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=AiEvd_ogA2E Më 1 korrik 2025, Vojsava Zenelaj shleu taksat që i kishte lënë 2 vjet papaguar. Dy javë më pas...

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

nga 27
21:31 | 04/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin Rodos në Greqi, ku një punonjëse shtëpie është plagosur me thikë brenda...

Para
Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje –

Gjykata e Tiranës liron katër protestues të PD-së, vendos detyrim paraqitje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

22:37 | 04/05/2026
Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

22:27 | 04/05/2026
1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

21:51 | 04/05/2026
Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

21:31 | 04/05/2026
Nuk është e denjë për asnjë post –

Nuk është e denjë për asnjë post –

20:39 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –
  • 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –
  • Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –
  • Nuk është e denjë për asnjë post –
  • Rama publikon FOTOT/ Takime me Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen në Samitin e 8-të Europian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com