Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ergys Agasi u fut në biznes me 1 mijë euro dhe ka dalë pas 4 muajsh me 234 milionë euro –

13:13 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se Ergys Agasi, është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro fitime.

Berisha u shpreh se kjo pasuri e pazakontë lidhet me dosjen e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si “kopsht privat” të kryeministrit Edi Rama.

Ai përmendi si protagonistë në hije baxhanakun e Ramës, Armand Frangu, dhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, duke thënë se roli i tyre është i faktuar me dokumente.

Sipas Berishës, AKSHI varet drejtpërdrejt nga kryeministri dhe është përdorur për skema korruptive përmes kompanive me emra të ndryshëm. Ai theksoi se këto janë para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë dhe kritikoi mediat që, sipas tij, shmangin përmendjen e emrave kryesorë.

Deklarata

Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu.
Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente.
Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë, dhe që për fat të keq mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin.
Mos harroni një gjë.
Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama.
Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi.
I faktuar. I faktuar. I faktuar.
Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë.
Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.
Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.
Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.
A mund të kuptohet kjo?
A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?
Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.
Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj.
Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve.
Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.
Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme.

 

Të Lidhura

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

nga 27
17:59 | 24/12/2025
0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun...

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

nga 27
17:47 | 24/12/2025
0

Numri i falimentimeve në Gjermani në tre muajt e parë të vitit 2025 ka qenë më i lartë se në njëmbëdhjetë vitet...

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

nga 27
17:31 | 24/12/2025
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të mërkurën, më 24 dhjetor, do të ketë bllokim të...

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

nga 27
17:15 | 24/12/2025
0

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Marotta, në zonën e Fanos në Itali, pasi u kap në posedim të...

Para
Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) –

Fatura fiktive dhe fshirje detyrimesh të bizneseve/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq tre zyrtarët e bashkisë (EMRAT) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025
Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

17:31 | 24/12/2025
Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –

17:15 | 24/12/2025
Themelohet Shoqata e Prokurorëve, zgjidhet kryetari –

Themelohet Shoqata e Prokurorëve, zgjidhet kryetari –

17:13 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë
  • Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg me kusht –
  • Themelohet Shoqata e Prokurorëve, zgjidhet kryetari –
  • Tragjedi në Mesdhe, 116 jetë të humbura nga mbytja e anijes, vetëm një i shpëtuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com