Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve –

11:15 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Berisha godet në mënyrë selektive –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi ishte te përdorimi i buletineve tradicionale dhe vendosja e pragjeve relativisht të ulëta minimale, udhëzimi i ri jo vetëm që zgjeron burimet e referencës, por edhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë bazën mbi të cilën llogariten detyrimet doganore.

Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale është e dukshme në të gjitha kategoritë e cilindratës.

Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e ri kjo vlerë rritet në 162.5 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë. Për kategorinë mbi 1400–1900 cc, pragu minimal kalon nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke reflektuar sërish një rritje prej rreth 25%. E njëjta logjikë vijon edhe për cilindratat më të larta: nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë për segmentin 1900–2500 cc, nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë për 2500–3000 cc, nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë për 3000–4500 cc dhe nga 800 mijë lekë në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Në të gjitha rastet, rritja është konsistente dhe tregon një indeksim të qartë të vlerave minimale, në përputhje me çmimet aktuale të tregut.

E njëjta tendencë vërehet edhe për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Në udhëzimin e vitit 2018, për mjetet deri në 1.5 tonë pragu minimal ishte 400 mijë lekë, ndërsa udhëzimi i ri e çon këtë vlerë në 500 mijë lekë. Për segmentin 1.5–3.5 tonë, vlera minimale rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, ndërsa për mjetet 3.5–10 tonë nga 850 mijë lekë në rreth 1.06 milion lekë.

Për kamionët 10–15 tonë, pragu rritet nga 1 milion lekë në 1.25 milion lekë dhe për ata mbi 15 tonë nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë. Edhe këtu, rritjet janë të konsiderueshme dhe në disa raste i afrohen ose tejkalojnë nivelin 25%.

Në terma praktikë, kjo do të thotë se zhdoganimi i automjeteve, veçanërisht i atyre të përdorura dhe me vit prodhimi më të hershëm, bëhet mbi baza më të larta vlerësimi krahasuar me udhëzimin e vitit 2018. Ndërsa më parë ekzistonte një hapësirë më e madhe për deklarime pranë kufijve minimalë, udhëzimi i ri e ngushton ndjeshëm këtë hapësirë, duke e afruar vlerën doganore me çmimet reale të tregjeve evropiane.

Në këtë mënyrë, rritja e çmimeve të zhdoganimit nuk është thjesht nominale, por përfaqëson një ndryshim të qartë të filozofisë së vlerësimit, me synim forcimin e kontrollit fiskal dhe uljen e nënvlerësimit në importin e automjeteve./ekofin.al

Si ishte: 

Si ndryshon: 

 

Të Lidhura

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

nga 27
23:03 | 04/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë u vendos për rreth 20 minuta në gjendje lockdown, pasi u dëgjuan të shtëna armësh disa blloqe...

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

nga 27
22:47 | 04/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salian u shpreh se u përpoq për të dhënë argumentet se si PD të bëhet fituese....

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

nga 27
22:37 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji foluar për përplasjet me Kryedemokratin Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. I ftuar në një intervistë në emisionin...

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

nga 27
22:27 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji deklaroi se opozita dhe Shqipëria po përballen me një situatë të vështirë për shkak të, sipas tij, bllokimit...

Para
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës –

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

23:03 | 04/05/2026
Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

22:47 | 04/05/2026
Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

22:37 | 04/05/2026
Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

22:27 | 04/05/2026
1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

21:51 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –
  • Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –
  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –
  • 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –
  • Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –
  • Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com