Shifrat e INSTAT/ Gjysma e të punësuarve në vend paguhen më pak se 52 mijë lekë në muaj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat e INSTAT/ Gjysma e të punësuarve në vend paguhen më pak se 52 mijë lekë në muaj –

08:45 | 24/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./Monitor

Të Lidhura

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

nga 27
13:07 | 24/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat përcolli urimet e tij për besimtarët e krishterë shqiptarë...

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

nga 27
12:41 | 24/12/2025
0

Ndërkohë që SPAK po heton skandalin e AKSHI-t, ku drejtoresha Linda Karçanaj me kompani dyshohen si “grup i strukturuar kriminal”,...

Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

nga 27
12:37 | 24/12/2025
0

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët u futën menjëherë në ritmin e punës parlamentare, sidomos në atë...

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

nga 27
12:19 | 24/12/2025
0

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarëtme rastin e festës...

Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, pranga 53-vjeçarit në Ballsh –

13-vjeçarja në Greqi përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –

13:07 | 24/12/2025
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:41 | 24/12/2025
Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –

12:37 | 24/12/2025
Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –

12:19 | 24/12/2025
100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –

100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –

12:01 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –
  • Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
  • Kush janë deputetët “hallexhinj” që marrin bonus qiraje dhe karburant me lekët e shqiptarëve të varfër –
  • Ta pastrojmë zemrën nga çdo ligësi dhe ta mbushim me dashuri ndaj njerëzve –
  • 100 milione Euro nga xhepat tanë për bankën e qeverisë, FMN: Rrezik financiar! –
  • Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramën, të shoqëruar nga eskorta e policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Uroj që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin –
  • Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com