“Kokainë, dhunë dhe përgjime” – Si funksiononte rrjeti kriminal shqiptaro-italian – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kokainë, dhunë dhe përgjime” – Si funksiononte rrjeti kriminal shqiptaro-italian –

17:05 | 22/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar dhe janë kryer 16 arrestime. Gjeneronin 150 mijë euro fitime çdo muaj.

Operacioni u mbyll ditën e sotme në Pescara, ku u ekzekutuan të gjithë urdhrat e Gjykatës, me 9 persona në burg dhe 7 në arrest shtëpiak. Urdhrat u lëshuan nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, me kërkesë të Zëvendës Prokurorit Publik të Pescara, i cili koordinoi dhe drejtoi të gjitha aktivitetet hetimore.

Disa prej të dyshuarve janë të skeduar në precedentë të mëparshëm penalë. Sasi të mëdha drogë u sekuestruan përgjatë një viti, kurse në flagrancë u kapën 2 kg kokainë. Provat e mbledhura bazohen në përgjimin e bisedave midis anëtarëve të grupit, kryesisht ato telefonike.

Hetimet nisën që në muajin mars të vitit 2024, gjë që u lejoi atyre të mbledhin prova serioze kundër individëve të shumtë që besohet se janë të përfshirë, në kapacitete të ndryshme, në një rrjet kompleks të trafikut të drogës, të drejtuar kryesisht nga shqiptarët.

Operacioni i koduar “MareMagnum”, merr emrin nga madhësia e zonës gjeografike të përfshirë, jo vetëm në qytetin e Peskarës dhe komunën aty pranë të Montesilvanos, por edhe provinca të tjera të territorit kombëtar, me degëzime që shtrihen deri në Shqipëri.

“Hetimi mbështetet në shërbime të synuara vëzhgimi mbi përdorimin e drogës, me vëmendje të veçantë ndaj të ashtuquajturës “elitë Pescara”. Këto hetime kanë zbuluar gradualisht një rrjet kriminal të strukturuar dhe me rrënjë të thella, të gjurmueshëm deri te individë me kombësi italiane dhe shqiptare, të cilët, ndonëse nuk veprojnë domosdoshmërisht në një mënyrë të koordinuar, janë megjithatë pjesë e një rrjeti marrëdhëniesh të dobishme për trafikimin e paligjshëm”, thanë autoriutetet pas operacionit.

Hetuesit zbërthyen skemën e trafikut dhe rolet, të gjithë zinxhirin e trafikimit të drogës, duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në majë të organizatës.

Personazhe të dyshimta aktive në sektorë të ndryshëm të jetës ekonomike të qytetit, sipërmarrës të llojeve të ndryshme, profesionistë (avokatë, mjekë), pronarë restorantesh, tani të mbajtur nën kontroll nga një grup i madh trafikantësh droge, gjithnjë e më të organizuar.

Organizata kriminale, përfshinte një grup të larmishëm individësh : nga kriminelë shumë të rrezikshëm deri te tregtarë ambulantë, si dhe një bazë të madhe dhe të vendosur konsumatorësh.

Falë një fluksi të qëndrueshëm të shitjeve ditore, rrjeti gjeneronte të ardhura prej mbi 150,000 eurosh në muaj për kriminelët që vepronin në grup, informon media italiane.

Kriminelët nuk hezituan të përdornin masa të dhunshme për të zbatuar pagesat për dërgesat e drogës, ose për të ushtruar autoritetin e tyre brenda rrjetit të trafikimit të drogës.

Të Lidhura

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

nga 27
20:41 | 22/12/2025
0

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. I...

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

nga 27
20:31 | 22/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha në mbyllje të protestës, është pyetur në një prononcim për media, lidhur me pjesëmarrjen e...

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

nga 27
20:17 | 22/12/2025
0

Aksioni opozitar ditët e ardhshme tha Berisha do të jetë Kryeministria, Parlamenti e Surreli pasi sipas tij janë qendrat e...

Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

nga 27
20:03 | 22/12/2025
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi nga protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, se lëvizja dhe takimet e...

Para
Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës –

Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025
Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

20:31 | 22/12/2025
Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

20:17 | 22/12/2025
Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

20:03 | 22/12/2025
“Ja të vdesim ja të rrojmë”, Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë, zjarr para derës së kryeministrisë –

“Ja të vdesim ja të rrojmë”, Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë, zjarr para derës së kryeministrisë –

19:51 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –
  • Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –
  • Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –
  • “Ja të vdesim ja të rrojmë”, Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë, zjarr para derës së kryeministrisë –
  • Rama bllokoi Parlamentin, kreu grushtin e shtetit, protestë deri në rrëzimin e tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com