Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media.
Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin.
Mësohet se Meçe u mbajt për disa orë nën presion dhe kërcënime, me synim që ai të tërhiqej nga ankesat e paraqitura lidhur me procedurat e tenderëve të AKSHI-t. Vetëm pasi biznesmeni pranoi të heqë dorë nga këto ankimime, rrëmbyesit e lanë të lirë, duke e braktisur në një zonë rurale të qarkut të Elbasanit.
Hetimet kanë zbuluar se urdhri për këtë ngjarje dyshohet se ka ardhur nga një grup kriminal i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Aktualisht, të dy janë shpallur në kërkim nga autoritetet.












