“Lumturimi i martirëve është një ngjarje unike për Shqipërinë dhe Kishën Katolike”, është shprehur Lulzim Basha.
Postimi i plotë: “26 vjet pas kremtimit të meshës së shenjtë, që shënoi fillimin e rënies së diktaturës, Shkodra dhe Shqipëria kremtuan sot një tjetër meshë historike. Lumturimi nga Papa Francesku i 38 martirëve që u flijuan për besimin, për popullin dhe Atdheun është ngjarje unike për Shqipërinë dhe për Kishën Katolike. Për ne shqiptarët kjo është edhe prova se e verteta dhe vlerat triumfojnë në përjetesi, si dhe thirrje për të mos harruar të shkuarën e hidhur dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi parime e vlera te pavdekshme si liria, besimi në Zot dhe atdhedashuria. I uroj nga zemra besimtarët katolike dhe mbarë shqiptarët në këtë ditë të shënuar, që shenjtja Nëne Tereze dhe 38 martirët të na udhëheqin në rrugën e drejtë ”, shkruan Basha.