Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona: dy italianë dhe një shqiptar. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
gijotina.com/










