Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në një diktaturë. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në dosje e parë u hetua për një zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente.
Lideri i opozitës tha se kjo nuk është lista e plotë e pasurive të saj. Berisha tha se Belinda Balluku nga ish-babysitter dhe më pas punonjëse në Bashki, ka tani dy jahte.
“Sot me këto që po dëgjoni, Shqipëria është në një diktaturë. Në dosje e parë u hetua për 1 zv.kryeministren dhe në hetimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente. Askush nuk e dinte se ajo dispononte aq apartamente. Me taksat tuaja, paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me ilaçet e të sëmurëve tuaj dhe kafshatat tuaja, kishte siguruar për vtë 300 apartamente.
Ju garantoj, këtu do të jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për dikatorë, për hajdutë, bizhura dhe diamante, por vetëm për njërin prej tyre, Gys Agasin, një kriminel kishte në vinotekën e tij shishe vere që si ka perandori i Japonisë, 33 mijë euro shishja e veres, të gjitha me paratë tuaja, para të vjedhura. Ky koordinatori i karteleve të drogës.
Ai i mblidhte Troplinët dhe Celajt te një lokal te Shkëmbi i Kavajës, për zgjedhje. Ishte njeriu më i afërt i Edi Ramës. Kishte verëra më të kushtueshme. S’keni parë gjë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe superluksit. Dy jahte Belinda Balluku, ish-babysitter, që mezi siguronte kafshatat dhe më pas punonjëse në Bashki. Tani me dy jahte. Jemi në kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë!
Nëse do ishte dënim me vdekje të paktën do merrte dy dënime me vdekje. Nga ato që u ka bërë qytetarëve. Ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Mbajtën dje 5 orë mbledhje dhe në fund urdhëroi kryetarin mbyll mbledhjen pa njoftim për mbledhjen tjetër. A mund të pranojmë më? A mund të bëjmë ne atë që bënë afrikanët ndaj figurave të tilla. Ne përmbysëm një diktaturë, dhe do përmbysim edhe këtë në mënyrën më të fuqishme më të vendosur dhe më shpejt”, u shpreh Berisha.









