Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zëvendëskryeministres nga detyra. Sipas burimeve, kjo ka qenë porosia që kanë marrë Taulant Balla dhe Niko Peleshi, të cilët ndërprenë mbledhjen e Këshillit të Mandateve pa dhënë sqarime se kur do të mblidhen sërish. Ata kanë deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese më parë, e më tej do të ‘flasin’ për kërkesën e heqjes së imunitetit të deputetes.
gijotina.com/









